Pas vetëm gjashtë muajsh bashkëpunim, FC Liria ka konfirmuar ndarjen me trajnerin Leotrim Krasniqi.

Klubi prizrenas i ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin dhe përkushtimin që ai tregoi gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës.


Gjatë drejtimit të tij, Krasniqi arriti ta udhëheqë Lirinë drejt pozitës së dytë në renditje, duke siguruar pjesëmarrjen në ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovës. Megjithatë, ëndrra për rikthim në elitë u shua pas humbjes ndaj Vushtrrisë.

"Faleminderit, Leotrim, që ishe pjesë e këtij rrugëtimi! Vlerësimi dhe respekti për ty do të mbeten gjithmonë të veçantë", thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi pritet të nisë së shpejti kërkimin për trajnerin e ri që do ta udhëheqë skuadrën në sezonin e ri të Ligës së Parë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app