FBI publikon fotografi të 'personit me interes' në vrasjen e Charlie Kirk

Janë publikuar imazhe të një "personi me interes" në hetimin për vrasjen e Charlie Kirk.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i sigurisë publike i Utah-it lëshoi një deklaratë së bashku me imazhet.
Ata thonë: "Ne po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk në Universitetin e Luginës së Utah-it".

Imazhet vijnë pasi autoritetet e FBI-së dhe Departamenti i Sigurisë Publike të Utah-ut kanë dhënë një përditësim mbi hetimin e vrasjes së Charlie Kirk.
We are asking for the public's help identifying this person of interest in connection with the fatal shooting of Charlie Kirk at Utah Valley University.
1-800-CALL-FBI
Digital media tips: https://t.co/K7maX81TjJ pic.twitter.com/ALuVkTXuDc
— FBI Salt Lake City (@FBISaltLakeCity) September 11, 2025
Sipas zyrtarëve, është gjetur një armë, që besohet të ketë qenë përdorur në ngjarjen e së mërkurës.

Ndërkohë i dyshuari përshkruhet si “i moshës së kolegjit” dhe kishte arritur të integrohej në ambientin e kampusit.
Hetuesit raportojnë për disa “progrese” në hetim, duke përfshirë ndjekjen e lëvizjeve të të dyshuarit teksa u largua në zonën përreth. /Telegrafi/


















































