Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur akuza ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Limaj tha se rezultatet e shpallura janë të falsifikuara.
“Rezultatet që ka shpallur KQZ-ja është rezultat i fabrikuar, i falsifikuar – ka legalizuar diçka që është kontrabandë. Leximi i rezultatit nga KQZ-ja është shkelje e Ligjit. Ka quajtur vota ato që nuk janë vota dhe qytetarëve të Kosovës i është dhënë rezultat i cili është i parregullt. Votat e rregullta janë ato që janë votuar në Kosovë, ato me kusht dhe ato që kanë ardhur me kohë. Në këto vota përjashtoj votat kontrabandë të ardhura nga Serbia.Ky është rezultat i fabrikuar – vota të kontrabanduara”, tha Limaj.
Ai tha në Analizën Zgjedhore se qysh kur vërejtën defektin e parë në procesin e 6 tetorit, shkuan në KQZ me një kërkesë por një e tillë nuk u mirëprit, njofton Klan Kosova.
“KQZ ne momentin kur kemi hetuar se ka lëshuar një formular me defekte që mund të sjellin pasoja në rezultatin përfundimtar, iu kam shkruar një kërkesë duke thënë t’i rinumërojnë votat. Nuk kemi telashe me kutinë e votimit që janë votuar. Vlerësimi i tyre është bërë gabueshëm. KQZ nuk e ka marrë këtë defekt, e ka lëshuar një formular unik të vetmin në të gjitha vendvotimet e Kosovës”, theksoi ai.
Sipas tij, “në emër të ruajtjes së integritetit të KQZ-së ka shkatërruar edhe integritetin e vet por edhe të zgjedhjeve sepse ky formular ishte gjithkund”.
“Nuk kemi telashe me votën në kuti që është shumë me rëndësi, dhe një rinumërim do ta eliminonte këtë gabim dhe do të minimizonte ankesat më vonë të kandidatëve. Ajo nuk e zgjodhi atë, shkoi me 800 kuti. A është formulari i vetëm? A po thua që formulari po ka defekte? Si është e mundur që 800 kuti me defekte?”, u shpreh Limaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi