Ozcan Deniz konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshëm turk, por jo vetëm kaq.

Ai kohët e fundit u bë edhe më i famshëm te shqiptarët në saje të serialit shumë të shikuar "Nusja nga Stambolli", ku luan rolin e Farukut.


Por, pos jetës artistike, 46-vjeçari ka edhe një jetë private dhe sentimentale, të cilën e ruan dhe e fsheh me xhelozi.

5cd900ab67b0a90d60c714f2

Së fundi, artisti ka qenë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Aktorët e së Kaluarës dhe së Ardhmes".

Deniz pas një kohe të gjatë u fotografua në krah të një femre, përkatësisht publikisht pozoi me bashkëshorten, Feyza Deniz, e cila për këtë mbrëmje kishte përzgjedhur të vishte një fustan të zi.

Ndryshe, këngëtari është baba i një djali gjersa ka qenë i martuar edhe me Handan Deniz. /Telegrafi/

5cd900ab67b0a90d60c714f0

5cd900ab67b0a90d60c714ec