Raporti i Dick Martyt, i cili ndërroi jetë sot, i përpiluar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u rikthye në vëmendje një vit më parë, kur kryeministri Edi Rama foli për të në Këshillin e Evropës.
Rama kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin”.
Në korrik të viti 2022, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua një rezolutë që kërkonte që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.
Në KiE, Rama theksoi se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, në po të njëjtin vit, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martyt, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte.
Raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015.
Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri