Një nga njerëzit më të famshëm në botë, njëherësh pronari i kompanisë gjigante botërore, "Alibaba", Jack Ma së fundmi është vënë në fokus të mediave rozë.

Ai i ka mahnitur të gjithë me talentin e tij në vallëzim.


Jack Ma nuk ka hezituar që të maskohet si mbreti i Pop-it, Michael Jackson, duke dhuruar kështu një kërcim spektakolar bashkë me stafin e tij.

Këtë kërcim ai e ka bërë në eventin, organizuar në nder të themelimit të kopanisë së tij "Alibaba".

Jack Ma është një prej personave më të pasur në botë. /Telegrafi/