Të afërmit e 298-të viktimave të fluturimit MH17 të Malaysian Airlines, kanë akuzuar Rusinë se gënjeu për rolin e saj të supozuar në rrëzimin e aeroplanit, ndërsa ata filluan të dëshmojnë në gjyqin holandez lidhur me këtë çështje.
Siç raportojnë mediet e huaja, hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se aeroplani me pasagjer u rrëzua mbi Ukrainën lindore me një raketë të lëshuar nga rebelët pro-rusë, ndërsa Kremlini vazhdon të mohojë çdo përgjegjësi.
“Ata gënjejnë, ne e dimë se ata po gënjejnë dhe ata e dinë që ne e thonë”, tha para gjykatës, Ria van der Steen, e cila humbi babanë dhe njerkën gjatë fluturimit, duke thënë se ajo po citonte shkrimtarin disident sovjetik të ndjerë Aleksandër Solzhenicin.
Gruaja holandeze ishte e para nga dhjetëra të afërmit të cilëve do t’u jepet një mundësi për të folur ose paraqitur deklarata me shkrim gjatë tre javëve të ardhshme.
Aeroplani MH17 po fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur kur u godit nga ajo që hetuesit dhe prokurorët ndërkombëtarë thanë se ishte një raketë ruse tokë-ajër që kishte origjinën nga një bazë ruse pikërisht përtej kufirit ukrainas.
Van der Steen bëri vërejtjet për gënjeshtrën në gjuhën ruse, duke shpjeguar se ajo e bëri këtë “në dobi të atyre që po dëgjojnë në emër të regjimit rus sot”.
“Unë dua që të dihet se e di se ku qëndron përgjegjësia. gënjeshtra dhe mashtrimi janë një taktikë e njohur në këtë lojë mace dhe miu përmes së cilës ne po aspirojmë të zbulojmë të vërtetë”, tha ajo.
Australianja Vanessa Rizk gjithashtu vuri në dukje presidentin rus Vladimir Putin dhe qeverinë e tij si pjesë e “makthit politik” që çoi në rrëzimin e aeroplanit.
“Unë ende nuk mund ta kuptoj se familja jonë është përfshirë nga një krizë zhgënjyese dhe vdekjeprurëse politike”, tha Rizk para gjyqtarëve, e cila humbi të dy prindërit e saj në aksident kur ishte 22 vjeç.
Ajo theksoi se prindërit e saj nuk kishin asnjë rol në asnjë nga politikat që çuan në vdekjen e tyre.
Rusia, e cila pohon se nuk ka financuar apo mbështetur rebelët që luftojnë trupat e qeverisë ukrainase, ka refuzuar të ekstradojë të dyshuarit. Tre rusë dhe një shtetas ukrainas, të gjithë të dyshuar se kishin role kyçe në forcat separatiste, po gjykohen për vrasje.
Pas viteve të grumbullimit të provave, një ekip hetuesish ndërkombëtarë arritën në përfundimin në maj 2018 se lëshuesi i përdorur për të qëlluar raketën i përkiste Brigadës së 53-të të Raketave Anti-Aeroplan të Rusisë.
Të dyshuarit e arratisur janë në gjyq për një vit e gjysmë. Vetëm një dërgoi avokatë për ta përfaqësuar atë, kështu që çështja nuk konsiderohet se është gjykuar plotësisht në mungesë sipas ligjit holandez.
Gjykatësit deklaruan se ata pritnin të nxirrnin një vendim në fund të vitit 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët