Është një familje në Kosovë që jeton që një dekadë pa energji elektrike, njofton Klan Kosova.

Që kur dikush i vodhi shtyllat e përçuesve familja Berisha në Sfircë të Kamenicës mbeti pa rrymë.

Familja jeton në errësirë, kurse pajisjet elektrike tash e 10 vjet kanë mbetur të pa aktivizuara.

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që këtë fshat ta braktisin shumë banorë. Nga 96 familje sa kishte fshati, tash aty kanë ngelur tri sosh.

Komuna po shpreson që me ndërtimin e pikës së re kufitare do ta zgjidhin këtë problem.