Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Refki Piraj) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve M.H., F.Xh., B.A., dhe D.M.
“Të akuzuarit M.H., dhe D.M., (me të bashkë akuzuarit D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh.,) që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumenteve në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe D.G.,) të cilën kërkesë të akuzuarit e përcjellin tek të bashkë akuzuarit (M.B., E.Xh.,) dhe D.M., dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumente në fjalë secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme në kundërvlerë të pagesave prej 1,300.oo deri në 2,000.oo euro për diplomë, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, dokumentet i dorëzohen fillimisht (të akuzuarit A.R.), e ky i dorëzon të akuzuarve M.H., (dhe D.G.), e të cilat dokumente nga këta të akuzuarit i ‘u dorëzohen personave të cilat kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumenteve në fjalë, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesa shkollore të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit nga gjykata thuhet se të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.
“Të akuzuarit M.H., F.Xh., dhe B.A., nga koha e pavërtetuar e deri me 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, të akuzuarit M.H., (A.H.,) F.Xh., dhe B.A., përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi, veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe A.R.,), të cilat kërkesa këta të fundit i përcjellin tek e akuzuara F.Xh., dhe kjo e fundit tek i akuzuari B.A., i cili falsifikon dokumente në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma false për kryerje të veprimtarisë së pavarur, kinse të lëshuara nga Qendra për Aftësim Profesional, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i ‘a dorëzojnë personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin të diplomave në fjalë, e të cilët në kundër vlerë paguajnë shumat e parave në kundërvlerë prej 500,oo euro, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së falsifikuar”, thuhet më tej në njoftim.
Të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i gjykon: Të akuzuarën F.Xh., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,
Të akuzuarin B.A., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,500.oo (dymijepesëqind) euro,
Të akuzuarin D.M., me dënim me gjobë në shumën prej 1,000.oo (njëmijë) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,
Të akuzuarin M.H., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,
Gjykata ka shqiptuar dënimet e lartë cekura, konform Marrëveshjes për pranimin e fajësisë e arritur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të akuzuarve, F.Xh., B.A., dhe D.M.,. kurse I akuzuari M.H., ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, ndërsa gjykimi do të vazhdoi ndaj (të akuzuarve D.G., A.R., M.B., dhe E.Xh)., të cilët në shqyrtimin fillestar nuk e kanë pranuar fajësinë sipas aktakuzës, dhe procedura do të vazhdoi konform Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës