Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha sot (e shtunë) ka një ditë të veçantë, kjo pasi ajo po feston ditëlindjen.

Prandaj, për të ia bërë këtë ditë edhe më të bukur nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e miqve të saj dhe natyrisht edhe nga partneri i saj, DJ PM.


Përveç një dedikimi të veçantë që PM i bëri gjatë ditës përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, në mbrëmjen e sotme ai është kujdesur që të ia bëjë edhe një befasi.

307971658 435039628725367 6436181115770180671 n Foto: Sarah Berisha/Instagram

Pajtim Krasniqi (emri i plotë) shkoi te banesa e saj dhe i dërgoi një ëmbëlsirë të vogël me një qiri vendosur sipër, e befasuar Sarah hapi derën teksa dukej e emocionuar nga ky moment.

"Faleminderit që gjithmonë gjen diçka për të më bërë të lumtur", ka shkruar Sarah në mbishkrimin e momentit të befasisë nga PM që e ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

307288027 1533363513774524 6538939326749091339 n Foto: Sarah Berisha/Instagram

Theksojmë që DJ PM dhe Sarah krijuan një lidhje dashuri nga periudha e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe që nga ajo kohë po vazhdojnë të shijojnë romancën.

Dyshja herë pas here ndajnë me fansat e tyre në rrjete sociale edhe imazhe dhe postime të ndryshme ku shihen së bashku. /Telegrafi/

307954097 897247554584196 8510603597793183675 n Foto: Sarah Berisha/Instagram

307820980 3208995846024017 265325631355195353 n Foto: Sarah Berisha/Instagram