Sulmuesi i AS Monacos, kolumbiani Radamel Falcao është shpallur fajtor për mashtrim dhe ikje të taksave nga një gjykatë spanjolle.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Chelseat dhe Manchester Unitedit është në probleme serioze shkaku i evazionit fiskal.


Kjo pasi atij iu dha atij një dënim prej 16 muajsh burgim së bashku me një gjobë prej nëntë milionë eurosh.

Sipas legjislacionit spanjoll, burgu është i detyrueshëm vetëm për individët që janë dënuar më shumë se dy vjet.

Falcao 1 Falcao ishte njëri nga lojtarët kryesor tek Atletico (Getty Images)

Kështu, aktvendimi është pezulluar menjëherë dhe ylli kolumbian nuk pritet ta kryej dënimit prapa grilave.

Dënimi i reprezentuesit të Kolumbisë ishte për shkak të dy krimeve që vijnë njëra nga deklaratat e rrejshme dhe mashtrimin e të drejtave të imazhit, gjatë qëndrimit të tij te Los Rojiblancos.

Sipas mediumit të njohur El Confidencial, ylli i Monacos është akuzuar për mashtrim të 822,609 eurove në vitin 2012 dhe 4,839,253 euro në vitin 2013.

Falcao nuk është i pari që akuzohet dhe dënohet për ikje taksash në Spanjë pasi probleme me autoritetet spanjolle kanë pasur edhe emra të njohur si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Xabi Alonso. /Telegrafi/

telegrafi sport app