LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës në UBT, vend i inovacioneve të fundit në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Robotikës në Kosovë dhe rajon

Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës në UBT, vend i inovacioneve të fundit në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Robotikës në Kosovë dhe rajon

Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës është zhvilluar për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut vendor dhe ndërkombëtar për inxhinierë të mekatronikës që përfshin Shkencat Kompjuterike, Inxhinierinë Elektronike dhe Inxhinierinë Mekanike për dizajnimin e sistemeve të mençura.

Ky program ofron mundësi për zhvillimin e aftësive në teknologjitë me te reja siç janë: Inteligjenca Artificiale, Robotika, Procesimi i Imazheve, Automjete Autonome, Inxhinieria Biomjeksore si dhe në Prodhim të Mençur.

Kërkesa e vazhdueshme e tregut për ngritje të prodhueshmërisë dhe ofrimit të produkteve me kualitet të njëjtë brenda një kohe më të shkurtër, po e orienton industrinë më shumë drejt automatizimeve të bazuara në sisteme kompjuterike, duke e bërë kështu fushën e mekatronikës faktorin më ndikues në këtë aspekt, Megjithatë edhe përkundër kësaj, mekatronika është shumë pak e zhvilluar dhe e aplikuar në vendin tonë.

Andaj, Mekatronika e UBT-së po sjell një ndryshim të modelit industrial tek inxhinieria e re konkurruese në kornizat e të menduarit në proces të dizajnit të makinave dhe po synon që me qasjen e vet të integruar multidisiplinare në dizajnin e produkteve, të bëhet teknologjia kryesore në zhvillimin e një fuqie garuese në kohën moderne të prodhimtarisë.

Krahas kësaj, Fakultetin e Mekatronikës dhe Menaxhmentit e bën akoma më të kompletuar profesionalizmi dhe përgatitja akademike e ligjëruesve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët sjellin për studentët praktikat më të mira dhe më të reja ndërkombëtare në këtë fushë, teksa studentët aktualë dhe ata të diplomuar, përmes njohurive të fituara, po gjenerojnë vende të reja pune dhe po e ngritin zhvillimin e kësaj fushe në një tjetër nivel, duke sjellë e realizuar projekte deri më tash të papara në vendin tonë dhe më gjerë.

Ky fakultet ka krijuar specializimet që i përshtaten kryekëput nevojave të tregut të punës, duke e bërë këtë drejtim të vështirë të krahasueshëm me ndonjë tjetër.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Ekonomi
Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Bëhuni me Kia XCeed -Oferta ekskluzive me 0% interes, 3000€ zbritje dhe 7 vjet garancion

Bëhuni me Kia XCeed -Oferta ekskluzive me 0% interes, 3000€ zbritje dhe 7 vjet garancion

Ekonomi
Kalo në kategori