LAJMI I FUNDIT:

FAKTI ËSHTË, VETË DHIMBJA …

FAKTI ËSHTË, VETË DHIMBJA …

Poezi nga: Ernest Hemingway
Përktheu: Alfred Kola

Fakti është, vetë dhimbja
Nuk do zgjasë pafund në jetë,
Të dëmton në k’të moment,
Por me kohë shërohet vetë,
Fakti është, edhe plagët
Që të gjitha fillojn’ zbehen,
Gjersa shenja të mos mbeten,
Nga gjithçka që lanë prerjet,
Fakti është, dhe e sotmja
Ka të nesërme gjithsesi,
Nëse nuk e gjen buzëqeshjen,
Kam një unë, ta huash ti,
Fakti është, dhe ndihmesa
Rri pranë teje dhe pret orën,
Por s’e di që nevojitet,
Nëse ti nuk e zgjat dorën,
Fakti është, dashurisë
S’ia ndien prekjen kurrsesi,
Gjer t’i lësh dikujt të dijë,
Se kjo botë është me tepëri.