Fakte interesante që mund të mos i keni ditur për Empire State Building, Kullën Eiffel – e Statujën e Lirisë (Foto)
Statujat dhe objektet e ndryshme që konsiderohen ikona, çdo vit pothuajse mbledhin miliona vizitorë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se cila është e kaluara e tyre?
Më poshtë ju sjellim fakte interesante për ndërtesën e famshme të New York-ut, Empire State Building, Kullën e Ajfellit në Paris, Taj Mahal në Agra, fontanën Di Trevi në Romë, katedralen Familia në Barcelonë e Statujën e Lirisë në New York dhe Kullën e Pizës, transmeton Telegrafi.
Empire State Building (New York)
Atë e kanë ndërtuar afro 3,400 punëtorë, që brenda një jave arrinin t’i ndërtonin katër kate. Dhe për këtë nuk është për tu çuditur që e gjithë ndërtesa është kryer për 450 ditë.
E lartë 381 metra, ajo mbante epitetin e ndërtesës më të lartë në botë deri në vitin 1972. Për ndërtimin e këtij rrokaqielli janë shpenzuar 40 milionë dollarë, kurse vlera aktuale e saj është 637 milionë dollarë. Ndërtesa madje ka kodin e vet postar, kurse kulmi i qiellgërvishtësit ishte planifikuar si “parking” për cepelin.
Vlen të theksohet se i ka 103 kate e jo 102 siç mendojnë shumica. Megjithatë kati më i lartë është i rezervuar ekskluzivisht për mysafirë VIP, kështu që pak kush ka gjasa të futet në atë hapësirë.
Kulla Eiffel (Paris)
Simboli i Parisit dhe padyshim një nga objektet më të njohura në botë është Kulla e Ajfellit. Ky objekt ishte menduar për ekspozitë në Paris, e për ndërtimin e saj janë dashur plotë dy vite dhe përbëhet nga 18 mijë shufra të çelikta. Pas 20 viteve ajo ishte dashur të shembet, por autoritetet lokale vendosën ta ruajnë për shkak të antenave që i kishte të vendosura në maje, pasi përçonte sinjale të forta të radiove.
Sot Parisi nuk do ta kishte bukurinë pa këtë kullë, kurse për një vit e vizitojnë miliona njerëz dhe brenda saj janë të punësuar mbi 600 parisienë.
Taj Mahal (Agra)
Për t’u ndërtuar është dashur të angazhohen 22 mijë persona dhe njëmijë elefantë dhe 28 lloje të gurëve, kurse periudha kohore deri në finalizimin e projektit ka shkuar në 17 vite. Taj Mahal duket çdo herë më ndryshe dhe më e bukur.
Legjenda thotë se Shah Jahan ua kishte prerë gishtat punëtorëve që kishin marrë pjesë në ndërtimin e Taj Mahal, me qëllim që kurrë më të mos ndërtojnë diçka kaq të bukur.
Fontana Di Trevi (Romë)
Zor kush që nuk ka dëgjuar për legjendën që thotë se ai person që hedh para në fontanën Di Trevi, patjetër se do të rikthehet në Romë.
Autoritet lokale nuk kanë asgjë kundër asaj që turistët e “kanë” përqafuar legjendën që qarkullon prej shumë vitesh, për faktin se çdo ditë në këtë fontanë hidhen hiq më pak se tremijë euro. Që i bie se për një vit kjo fontanë i mbledh mbi një milion euro. Nuk është keq apo jo? Të gjitha këto para i mbledhin çdo mbrëmje punëtorët e Caritasit, dhe i dhurojnë për qëllime humanitare në mbi 200 vende të botës.
Katedralja Familia (Barcelonë)
Të gjithë ata që kanë vizituar Barcelonën, nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferent ndaj katedrales së famshme që konsiderohet kryevepër arkitektonike e arkitektit Antonio Gaudi, edhe pse ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1882, është interesant fakti që ajo kurrë nuk është përfunduar plotësisht.
Gaudi kishte punuar në të plot 40 vite derisa vdekja e ndau, kurse sipas informatave të fundit, pritet që kjo katedrale t’i përfundojë punimet në vitin 2025.
Statuja e Lirisë (New York)
Sa herë që mendojmë për SHBA-të, është e pamundur që fillimisht mos të na shkojë mendja te Statuja e Lirisë. Kjo statujë është ndërtuar në Francë dhe i është dhënë si dhuratë SHBA-ve nga ana e autoriteteve franceze. E se sa është e madhe ajo, e tregon më së miri fakti që gjatë udhëtimit për në SHBA është çmontuar në 350 pjesë që janë transportuar me anije të ndryshme.
Kulla e pjerrët e Pizës (Pizë)
Një nga atraksionet më të mëdha turistike në botë gjatë viteve të 90-ta, për një kohë ka qenë e mbyllur për vizitorë për shkak se ishte shtrembëruar shumë, dhe për shkaqe sigurie vizitorët nuk janë lejuar të shkelin në të .
E duke parë se kishte kërkesa të mëdha, autoritetet italiane vendosën ta rinovojnë dhe ta kthejnë në pozitën që kishte qenë nga viti 1838. Ky projekt është vepër e arkitekti Mikele Jamoilkovski, dhe për shpëtimin e saj janë dashur të investohen 25 milionë euro, e kështu në vitin 2001 është rihapur për vizitorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA pati të ftohtë apo u gëzua? – kërcimi interesant i Kurtit në ndeshjen Kosovë-Lituani bëhet viral në rrjetet sociale
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
A mund të gjeni një grua në vetëm shtatë sekonda?
Në një fushë në Angli, një i panjohur kishte vendosur të “hapte një rrugë” pa pyetur askënd
Imazhi sfidon njerëzit ta gjejnë gabimin në dizajnin e një karte për vetëm 30 sekonda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian