Historia është plot me data dhe ngjarje të rëndësishme që ndërtuan civilizimin modern. Ndikimi i plotë i ngjarjeve të tilla kërkon kohë për t’u vërejtur dhe vlerësuar. Shpesh duhen vite dhe dekada, kështu që le të shohim disa ngjarje që ndryshuan historinë 50 vjet më parë, dhe kishin pasoja të mëdha përparimtare në shoqërinë bashkëkohore.
Ulja e parë e njeriut në Hënë
Apollo 11 filloi udhëtimin e tij historik për në Hënë më 16 korrik 1969. Anija kozmike arriti në destinacionin e saj më 21 korrik, dhe Neil Armstrong u bë personi i parë që u fut në sipërfaqen hënore, me Buzz Aldrin që e ndoqi atë rreth 20 minuta më vonë. Misioni shënoi fillimin e zhvillimit të shpejtë të studimit të hapësirës, që solli njohuri të jashtëzakonshme në lidhje me galaktikën tonë dhe universin në përgjithësi. Disa dekada më vonë Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës u krijua si një përpjekje e përbashkët globale e njerëzimit për të patur prezencë të vazhdueshme shkencore në hapësirën e jashtme.
Interneti
Ka pasur një debat të gjatë në lidhje me kohën kur lindi “Interneti”, me shumë udhëheqës të teknologjisë që citojnë 7 Prillin e 1969 si ditëlindjen zyrtare të internetit. Kjo është dita kur u publikua Kërkesa e parë Zyrtare për Komente, ose RFC (Request for Official Comments), e cila përfshinte hulumtime, propozime dhe ide për krijimin e teknologjisë së vërtetë të internetit. Tani, dekada më vonë, interneti është bërë një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, duke na mundësuar që të lidhemi lehtësisht me njerzit në të gjithë globin.
Themelimi i Samsung Electronics
Thuhet se ndryshimet e mëdha nxiten nga përpjekje dhe përkushtime të mëdha. Në 1969 Samsung Electronics u krijua në Suwon, Kore e Jugut, si një pjesë industriale e Samsung Group. Produktet e saj të hershme ishin pajisje elektronike dhe elektrikoshtëpiake, duke përfshirë televizorë, makina llogaritëse, frigoriferë, kondicionerë dhe makina larëse. Në vitin 1988 kompania lançoi telefonin e parë celular, dhe në vitin 2010 Samsung Electronics u bë kompania numër një në botë e telefonave celularë, duke drejtuar zhvillimin e industrisë me teknologji të cilësisë më të lartë dhe kërkime shkencore që vërtet ndryshojnë mënyrën se si ne jetojmë dhe komunikojmë.
Mikroprocesori i parë
Në 1969, Lee Boysel projektoi mikroprocesorin e parë, i cili do t’i hapte rrugë dekadave të tëra të kërkimeve që rezultuan në revolucionin dixhital të fundit të shekullit të 20-të. Kompjuterët personalë u bënë një pajisje e domosdoshme shtëpiake dhe së bashku me internetin hapën rrugën për një epokë të re të realitetit të dixhitalizuar. Ajo që ne tani njohim si teknologji kompjuterike, me të gjitha pajisjet e avancuara, filloi nga ky çip i vogël 8-bit 50 vjet më parë.

Siç përmendet dhe më lart, Samsung Electronics këtë vit feston përvjetorin e 50. Duke marrë parasysh se kujdesi për konsumatorët dhe nevojat e tyre në të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit të Samsung që nga fillimi i hershëm, kompania vendosi ta festojë këtë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e saj inovatore për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.
Përpos aktiviteteve të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar përvojën e përdorimit, të parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje fantastike dhe ofertat më të mira të shërbimeve çdo javë.
Në qoftë se blini një Samsung Galaxy S10 ose S10+ gjatë muajit tetor, do të përfitoni Galaxy Tab A 10.1 dhuratë nga partnerët e autorizuar.
Me blerjen e televizorëve QLED Q70, Q80/85, Q90 Samsung ju jep Galaxy Tab A10.5, dhe me blerjen e televizorit QLED 8K, përfitoni bokset Q90.
Nga 10 nëntori, të gjithë konsumatorët që blejnë një nga pajisjet e Samsung në serinë e elektroshtëpiakeve (makina larëse, tharëse, makina larëse të kombinuar, frigoriferë dhe pajisje kuzhine të integruara) do të përfitojnë deri në 25% ulje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shqipëria ndali qasjen në TikTok – VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat – por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Si ta zgjedhim laptopin ideal?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës