LAJMI I FUNDIT:

Facebook Messenger bëhet me Material Design të Google

Facebook Messenger bëhet me Material Design të Google

Facebook Messenger për Android është përditësuar dhe tani mbështet Material Design nga Google. Lajmi u bë i ditur nga David Marcus, i cili është kreu i Messenger në Facebook.

Kompania tha se rrjetit social i morri kohë për t’i bërë ndryshimet e dizajnit.

David Marcus tha se përditësimi i ri i Messenger me pamje të re do të dalë prej sot për përdoruesit e Android.


Ai gjithashtu kërkoi nga përdoruesit që të tregojnë nëse po ju pëlqejnë ndryshimet e bëra.

Dizajni i ri material është tani në dispozicion në versionin e fundit të Facebook Messenger për Android, ju mund të gjeni më shumë detaje mbi këtë ndryshim në Play Store Google.