LAJMI I FUNDIT:

Facebook lanson Nearby Friends, funksionin për takimin e miqve në afërsi

Facebook lanson Nearby Friends, funksionin për takimin e miqve në afërsi

Përmes funksionit të ri “Nearby Friends”, përdoruesit e Facebook tani do ta kenë më të lehtë gjetjen e shokëve të tyre të cilët janë afër. Opsioni i ri i rrjetit social ju njofton kur shokët tuaj në rrjetin social janë afër jush.

Me Nearby Friends, përdoruesit e Facebook do ta marrin një njoftim në faqen e parë të ekranit, në të cilën do të shfaqen miqtë të cilët janë në afërsi të një zone të caktuar. Më pas, përdoruesi i cili e ka marrë këtë njoftim mund të shohin më në detaje se sa larg janë shokët e Facebook, si dhe kohën se kur lokacioni i tyre është përditësuar për herën e fundit.

Megjithatë, Facebook ka njoftuar se ky shërbim është krejtësisht opsional, dhe përdoruesit që nuk duan ta përdorin këtë mundësi mund ta mbajnë lokacionin e tyre të fshehtë, në mënyrë që të mos shfaqen në njoftimet e miqve të tyre.

Nearby Friends do të debutojë në iOS dhe Android, mirëpo funksioni fillimisht do tu ofrohet përdoruesve në SHBA.


Facebook nuk ka thënë asgjë për lansimin e këtij opsioni edhe në vendet tjera të botës, ku rrjeti social është shumë i përdorur. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Teknologji
Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Teknologji
Kalo në kategori