LAJMI I FUNDIT:

Fabrika e ardhshme e baterive e Panasonic prej 4 miliardë dollarësh në SHBA do ta ndihmojë firmën të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit

Fabrika e ardhshme e baterive e Panasonic prej 4 miliardë dollarësh në SHBA do ta ndihmojë firmën të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit

Panasonic po kërkon të krijojë një fabrikë të tretë të baterive të automjeteve elektrike në Amerikën e Veriut, si pjesë e një plani për të katërfishuar kapacitetin e saj të prodhimit të baterive.

Gjigandi japonez tashmë operon një fabrikë baterish në Nevada dhe vitin e kaluar, konfirmoi se do të shpenzonte 4 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë të re në Kansas për të furnizuar Tesla-n.

Gjatë konferencës së fundit vjetore të strategjisë së biznesit të Panasonic me median, shefi ekzekutiv i Panasonic Energy, Kazuo Tadanobu tha se kompania ka disa kandidatë në mendje për fabrikën, por nuk i ka finalizuar ende planet e saj, raporton Carscoops, përcjell Telegrafi.


Në prill, The Japan Times zbuloi se Oklahoma është një nga shtetet që po shqyrtohet me një zyrtar të Panasonic që konfirmoi se kompania kishte lidhur një kontratë me qeverinë e shtetit të Oklahomas, duke përcaktuar kushtet dhe subvencionet që Panasonic mund të merrte nëse ndërton një fabrikë atje.

Tutje kuptohet se fabrika do të jetë e ngjashme në madhësi me atë në Kansas, që do të thotë se kapaciteti i saj i prodhimit do të jetë rreth 30GWh. /Telegrafi/