Një sondazh i realizuar nga UBO për komunën e Gjakovës tregon se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, gëzon mbështetjen më të madhe për kryetar komune.

Sipas të dhënave, Gjini prin me 47.2% të votave, duke lënë pas kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, me 31.3%.


Në vendin e tretë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shefqet Shehu, me 10.5%.

Pas tyre, vijnë Ervin Shabani (PDK) me 5.3%, Anton Shala (PSHDK) me 4.6%, ndërsa Nikoll Perkaj (PBKDSh) dhe Mehmet Krasniqi (Ndryshe–UDK) kanë mbështetje nën 1%.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për votën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, renditja mbetet e ngjashme.

AAK vazhdon të jetë në krye me 35.8%, e ndjekur nga Vetëvendosje me 25.6%, LDK me 15.6% dhe PDK me 10%.

Më poshtë renditen PSHDK (6.1%), Alternativa (3%), Partia Liberale Egjiptiane (1.1%), IRDK (1%), si dhe parti të tjera me përqindje më të ulëta.