Evil Geniuses mposhtën ekipin Party Astronauts, në një derbi të zhvilluar në tre mapa.

Pas një përballje të ngushtë të tre mapave, Evil Geniuses arritën të mposhtin ekipin Party Astronauts me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ekipi amerikan i shtohet listës së shtatë ekipeve tjera për t'u bërë pjesë e turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, i cili do të mbahet në muajin maj.

Evil Geniuses do të zhvillojnë edhe një ndeshje nesër për renditje kundër ekipit 9z, ku fituesin e këtyre dyjave e pret ekipi brazilian paiN.

Këto janë të gjitha ekipet e kualifikuara për në PGL Antwerp Major, nga kualifikimet e Amerikës: FURIA MiBR Imperial Complexity Liquid paiN 9z Evil Geniuses


Formacioni i ekipit Evil Geniuses:

William “RUSH” Wierzba
Timothy “autimatic” Ta
Jake “Stewie2K” Yip
Vincent “Brehze” Cayonte
Tsvetelin “CeRq” Dimitrov


/Telegrafi/

telegrafi sport app