LAJMI I FUNDIT:

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele në Javën e Modës në Paris

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele në Javën e Modës në Paris

Ndoshta emri i saj nuk ju thotë gjë, por mbiemrin me siguri ia njihni mirë. Eve Jobs është vajza më e vogël e themeluesit të Apple, Steve Jobs. Megjithatë, Eve tani është duke krijuar emrin e saj si modele

Kur ju thamë në dhjetor të vitit të kaluar se vajza e themeluesit të Apple Steve Jobs mund të jetë modelja juaj e preferuar, e kishim seriozisht.Më në fund, 23-vjeçarja debutoi si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.


Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjelbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, syze dielli që binin në sy dhe një çantë të bardhë.

“Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të jesh pjesë vizionit Coperni, ”shkroi Eve në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Eve Jobs (@evecjobs)

Dizajnerët e Coperni, Sébastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue në prapaskenë se një nga çantat e koleksionit “Origami” u frymëzua nga ikona e aplakacionit të fotove në iPhone.

23-vjeçarja Eve është fëmija më i vogël i Steve Jobs. Ajo ndoqi Universitetin Stanford, ku prindërit e saj u takuan për herë të parë, sipas Business Insider. Në dhjetor 2020, Eve filloi karrierën e saj të modelimit me një fushatë festash për markën e bukurisë Glossier.

Përsa i përket Eve, ajo është në një romancë me Harry Hudson, një këngëtar/kompozitor dhe mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner.

Eve iu bashkua yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.