LAJMI I FUNDIT:

​EULEX zotohet të mbështesë Kryeprokurorin e Shtetit në promovimin e sundimit të ligjit

​EULEX zotohet të mbështesë Kryeprokurorin e Shtetit në promovimin e sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimi të ligjit në vend.

Lumezi e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën dhe vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen e të gjithave formave të krimit, si edhe për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit qytetar në institucionet e drejtësisë.

Kryeprokurori i Shtetit gjatë këtij takimi e ka informuar të parin e EULEX-it edhe me integrimin dhe punën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila përbënë shembull të mirë të funksionimit shumetnik, ndërnjerëzor dhe ndërkolegial.


Ndërsa, shefi i EULEX-it shprehu gatishmërinë që brenda mandatit të cilin e ka misioni që ai drejton të mbështesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorët në promovimin e sundimit të ligjit në vend.

Në takim u bisedua edhe për çështje që kanë të bëjnë me reformat legjislative dhe thellimin e bashkëpunimit për krimet e luftës dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori