Më 22 prill, EULEX-i e kontraktoi një fluturim çarter nga Polonia për në Prishtinë, për t’i sjellë 31 policë polakë të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it.
“Në të njëjtën kohë, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, EULEX-i e mundësoi riatdhesimin pa pagesë të dymbëdhjetë qytetarëve të Kosovës të bllokuar në Poloni dhe Çeki”, thuhet në njoftimin për media.
Duke u shprehur mirëseardhje këtyre udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha: “Në mes të kësaj pandemie, kur të gjithë ne po mundohemi të bëjmë çmos ndërsa shumë vende po përpiqen t’i kthejnë në shtëpi qytetarët e tyre, unë jam shumë i lumtur që Bashkimi Evropian, veçanërisht EULEX-i, ishte në gjendje që ta kthejë një dyzinë qytetarë të Kosovës në atdheun e tyre. Në të njëjtën kohë, sot u kthyen këtu edhe një numër i policëve polakë. Ata janë pjesë e të ashtuquajturit reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, i cili bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Kjo nuk është thjeshtë çështje sigurie, por edhe një çështje e sigurisë për Kosovën”.
Wigemark shtoi: “Unë jam i kënaqur që, si EULEX dhe si Shef i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, ne ishim në gjendje ta bëjmë këtë, duke u koordinuar ngushtë me autoritetet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kufirit dhe me linjën ajrore (LOT) të cilën e kontraktuam. E gjithë kjo është pa pagesë për ata që udhëtuan. Kjo është një kosto të cilën do ta mbulojmë ne, si Bashkim Evropian, dhe është një gjest i vullnetit të mirë dhe dëshmi e asaj se ne jemi këtu për ta ndihmuar Kosovën në kohë nevoje. Ky është qëllimi ynë kryesor, ne jemi partnerë të Kosovës dhe unë jam krenar që mundëm ta bëjmë këtë”.
Në një koment zyrtar të saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i shprehu EULEX-it falënderimin e saj të thellë për ndihmën dhe solidaritetin e tij.
Përveç këtyre qytetarëve të Kosovës, në Kosovë u kthyen përsëri 31 policë polakë dhe ata pritet t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it pas një periudhe karantinimi 14-ditore. Kthimi i tyre do t’i mundësojë Njësisë Policore të Specializuar që ta ruajë nivelin e gatishmërisë së saj si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe t’i vazhdojë patrullimet e saj vëzhguese të përditshme.
“Në kohën kur shumë kompani ajrore i kanë pezulluar operimet e tyre për shkak të epidemisë me coronavirus, përmes këtij fluturimi special, EULEX-i gjithashtu e mundësoi riatdhesimin pa pagesë në Poloni të disa qytetarëve polakë që po qëndronin në Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë konkrete, EULEX-i kontribuoi në angazhimet globale të BE për t’i kthyer në shtëpi qytetarët e BE-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri