Ata kanë qëndruar për rreth një orë aty, ndërsa janë larguar pa dhënë ndonjë shpjegim. Zyra për media e EULEX-it, nuk ka dhënë shumë detaje për rastin.

“Prokurorët e EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Policia e EULEX-it, kanë kryer hetime lidhur me rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa” në vitin 2007.
Pasi që hetimet janë duke vazhduar, ne nuk mund të bëjmë komente të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e shkurtër. /Telegrafi/