Eto’o festoi ditëlindjen e 36-të me shokët e skuadrës, por kur torta i përplaset fytyrës ai bëhet nervoz (Foto/Video)

Ylli i shumë skuadrave të mëdha, Samuel Eto’o, ka festuar ditëlindjen e tij të 36-të me klubin e tij aktual Antalyaspor.
Por Samuel Eto’o nuk e ka pritur mirë kur shokët e skuadrës, tortën e ditëlindjes ia kanë kthyer fytyrës.

Ish lojtari i Barcelonës, Interit e Chelseat, dukej i lumtur me befasinë e shokëve, por kjo ndryshoi.

Ai pas kësaj i ndihmuar nga stafi pastroi fytyrën dhe ndryshoi rrobat.
Lojtari ka zhvilluan 31 ndeshje me klubin turk në sezonin e tij të parë ku ka shënuar 20 gola, duke e ndihmuar që të mbyll kampionatin në vendin e gjashtë.

Në këtë sezon Eto’o ka zhvilluar 19 ndeshje dhe deri më tani ka shënuar 9 gola.
Eto'o ka qenë i lidhur me një kalim në Kinë, por që nuk ndodhi, ndërsa te skuadra turke për disa ndeshje e ka luajtur edhe rolin e trajnerit. /Telegrafi/



















































