LAJMI I FUNDIT:

Etiketa “hallall” mbi çokollatën zvicerane ndez polemika – disa madje kërkojnë bojkotimin e saj!

Etiketa “hallall” mbi çokollatën zvicerane ndez polemika – disa madje kërkojnë bojkotimin e saj!

Disa konsumatorë në Zvicër dhe jashtë vendit kanë bërë reagime të shumta rreth etiketimit “hallall” në çokollatën e famshme Toblerone.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse u certifikua si hallall në prill, vetëm këtë javë filloi një stuhi e vogël në media sociale – me disa njerëz që thërrisnin për bojkot të çokollatës së prodhuar nga Mondelez në Bernë.

Po sipas mediave, receta Toblerone, e cila ka qenë gjithmonë “hallall”, nuk ka ndryshuar. Por certifikimi relativisht i ri “hallall” e lehtëson eksportin.


Të dielën, një link në tabloidin zviceran Blickexternal nxori një artikull duke shkruar se “Toblerone tani është hallall”.

Media të tjera gjithashtu publikuan lajmin, dhe komentet filluan të shfaqen në mediat sociale.

Njëri ishte nga zëdhënësi federal Partisë Alternativa për Gjermaninë, i cili në Facebook shkroi me ironi: “Nuk ka islamizim – jo në Gjermani e as në Evropë. Prandaj është sigurisht një rastësi e pastër që varieteti i njohur i çokollatës tani është certifikuar si ‘halal'”.

Megjithatë, disa artikuj tjerë në mediat zvicerane minimizuan zhvillimin.

Siç vuri në dukje një link në Nau.chexternal, produktet e tjera si Maggi, kapsulat Nespresso dhe djathi Emmental i Emmit janë gjithashtu të certifikuara nga hallall. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori