Esports Arena fiton Split 2 të Ligës Pro të Amerikës së Veriut në Apex Legends

Treshja e ekipit Esports Arena, Dooplex, Skittlecakes dhe Knoqd kanë fituar çmimin rreth 27.000 euro në ligën profesionale të Amerikës së Veriut në Apex Legends.
Liga profesionale e Amerikës së Veriut ka përfunduar ditën e hënë, ku fitues doli ekipi Esports Arena, të cilët dominuan qysh në javën e parë.
Esports Arena e nisi ndarjen ‘Split’ duke thyer totalin e pikëve rekord për një ekip në javën e parë të Pro League, e më pas e pasoi me një tjetër fitore.
Sfida e radhës për Esports Arena do të jetë në “Play-Off” në Suedi duke filluar nga data 29 prill, ku do të marrin pjesë skuadrat më të mira nga pesë rajone, në garën për çmime në vlera afër një milion euro.
“Play-Off”-in së bashku me Esports Arena e kanë siguruar edhe ekipet tjera si: 100Thieves Esports , NRG, G2esports, Spacestation, Cloud9, TSM, TeamLiquid, SCRY, clgaming. /Telegrafi/




















































