Edon Zhegrova është në nga lojtarët kryesor te Lille këtë sezon dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajner i tij Bruno Genesio, duke shtuar se ka ende mundësi që ylli i Kosovës të përmirësohet.

Zhegrova është në mesin e lojtarëve që vlerësohen shumë te Lille për sukseset këtë vit, ndërsa ai në edicionin aktual ka zhvilluar 19 ndeshje, ku ka shënuar tetë gola ndërsa i ka edhe dy asistime.


Ai mungoi në ndeshjen e fundit në udhëtim te Montpellieri, ku skuadra tij mori një barazim (2-2).

“Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, ”, ka thënë fillimisht Genesio për mediumin Europe 1.

fbl fra ligue1 angers rennes 1 scaled 1

Zhegrova ka shënuar ndaj skuadrave si Fenerbahçe, Slavia Praga, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Strasbourgu e Rennes, ndërsa ka asistuar ndaj Juventusit e Le Havres.

Një gol e ka shënuar edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve, atë ndaj Lituanisë.

“Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lillet”, nënvizoi Genesio.

468447378 1451268702460094 7459801188907045654 n

Në sezonin e shkuar, Zhegrova kishte 12-të gola të shënuar, derisa dhuroi edhe 10 asistime te Lille. /Telegrafi/

telegrafi sport app