LAJMI I FUNDIT:

Është shuar zjarri te deponia e egër e Tetovës

Është shuar zjarri te deponia e egër e Tetovës

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi mbajti konferencë për shtyp në afërsi të deponisë së djegur në hyrje të qytetit,bashkë me kreun e Njësitit territorial të zjarrfikësve, Uka Aliti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thanë se zjarri disa herë sot është paraqitur tek mbeturinat, por tani është shuar plotësisht, me intervenimin e zjarrfikësve të Tetovës dhe Gostivarit së bashku me ekipe të NPK Tetova. Kryetarja Arifi tha se tanimë janë marrë masa ligjore dhe përgatiten padi penale kundër kryerësve të mundshëm, shkaktues të zjarrit.

‘Ne intervenuam me gjithë kapacitetet tona, edhe atë kadrovik, edhe me të gjitha pajisjet që i kemi në disponim dhe arritëm ta shuajmë zjarrin, sepse intervenuam nga katër anët me 16 zjarrfikës së bashku me ekipin e NPK Tetova dhe dy ekipe nga njësia e zjarrfikësve të Gostivarit. Prioriteti jonë ishte mbrojtja e ndërtesave përreth nga zjarri në deponi. Ne do të bëjmë kujdestari edhe gjatë natës me qëllim që të mos lejojmë nisjen e sërishme të zjarrit’, tha Aliti.


Kryetarja Arifi ceku se problemin e mbeturinave në Tetovë që ata si vetëqeverisje lokale e kanë trashëguar është prej shumë dekadash, por ata kanë bërë maksimumin e mundur për të gjetur një zgjidhje afatgjate për këtë problem./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori