Ju kanë thënë se duhet të hani rrush, sepse bebja do ta ketë të pamurit më të mirë? Vjeshta është stina e rrushit dhe është mirë të merrni disa informacione rreth tij
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
A ju pëlqen rrushi? Nëse po, a brengoseni se mos ndoshta nuk është mirë që ta hani gjatë shtatzënisë?
Tash kur jeni shtatzënë mendoni shpeshherë se mos ndoshta ndonjë ushqim që hani është i dëmshëm për beben. Ose ndoshta mendoni se nuk jeni duke konsumuar ushqime që janë shumë të shëndetshme për ju dhe për beben.
Rrushi është frut që simbolizon vjeshtën. Është shumë i shëndetshëm edhe për shtatzënën, por edhe për fetusin, por a ka ndonjë problem nëse teprohet dhe hahet pa masë?
Vlerat ushqyese të rrushit kanë qenë të njohura shumë shekuj më parë. Arkeologët kanë gjetur vizatime të kohës së Egjiptit të vjetër ku shihen gratë që mbajnë në duar kalavesh rrushi.
Rrushi përmban glukozë dhe fruktozë, vitaminë A, C, K dhe B, acide organike (citrik, malik, askorbik, tartarik etj), antioksidantë, kalcium, hekur, kalium, kobalt, magnez, mangan etj. Lëkura e kokrrës së rrushit ka pektinë dhe fibra.
Nëse shtatzëna e konsumon rregullisht rrushin, do të ketë ndikim të dukshëm në shëndetin e saj dhe në zhvillimin dhe shëndetin e bebes.
Por, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e rrushit?
Përparësitë e konsumimit të rrushit gjatë shtatzënisë:
▪ E trajton aneminë. Nëse hani rrush, do të merrni sasi të bollshme të hekurit i cili është i nevojshëm në prodhimin e hemoglobinës.
▪ Rrushi e përmirëson metabolizmin.
▪ Vitamina E dhe K që gjenden në rrush e lehtësojnë lindjen. Vitamina E e përmirëson lëkurën, prandaj quhet edhe “vitamina e bukurisë”.
▪ Rrushi ka veprim antiinflamator. Antioksidantët që janë në rrush e përmirësojnë imunitetin dhe ndihmojnë në parandalimin e infeksionit.
▪ Rrushi përmban magnez i cili i bën ngërçet më të lehta.
▪ Rrushi ka veprim laksativ (e lehtëson jashtëqitjen). Kapsllëku është një problem që i mundon shumë shtatzëna.
▪ Rrushi përmban substancën e quajtur resveratrol e cila e mban nën kontroll kolesterolin gjatë shtatzënisë.
▪ Rrushi ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës. Acidet organike që gjenden në rrush i shkatërrojnë bakteret në gojë. Poashtu, ndihmojnë në mbajtjen e kalciumit brenda vlerave të duhura duke ndihmuar kështu shëndetin e dhëmbëve.
▪ Rrushi ka kalium i cili ndihmon zemrën.
▪ Përbërësit e rrushit e ndihmojnë memorien, përqendrimin dhe e rrisin qarkullimin e gjakut në tru. Për këto arsye rekomandohet që nëse ndjeheni e lodhur, e plogësht, keni jostabilitet nervor dhe jeni nën stres, të hani rrush të freskët dhe të pini lëng rrushi.
Këto ishin të mirat e rrushit, por a ka rrushi ndonjë mangësi?
Përparësitë që u thanë më sipër vlejnë nëse hani rrush në sasi të arsyeshme, por nëse e teproni kjo mund të jetë e rrezikshme.
▪ Resveratroli (që thamë se e mban nën kontroll kolesterolin) nëse merret në sasi të mëdha mund të jetë toksik dhe mund ta komplikojë shtatzëninë.
▪ Lëkura e rrushit të zi është e trashë dhe vështirë tretet. Nëse e keni traktin tretës të dobët, kjo mund t’ju shkaktojë kapsllëk.
▪ Nëse e teproni me rrush, mund të keni kokëdhimbje, nauze dhe vjellje.
▪ Nëse hani shumë rrush mund të ngacmohet lukthi e zorrët dhe mund të keni barkqitje. Nëse keni barkqitje mund të dehidroheni.
▪ Mund të shtoni në peshë pasi që rrushi ka shumë kalori.
▪ Rrushi e rrit sheqerin në gjak. Për këtë arsye nuk është mirë ta teproni me rrush gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, sepse bebja mund të shtojë në peshë dhe kjo e vështirëson lindjen.
▪ Pra, rrushi është i shëndetshëm nëse e hani me masë. Mos e hani rrushin në lukth të zbrazët, sepse e rrit thartirën.
▪ Gratë të cilat kanë sëmundjen e sheqerit, që janë obeze, që kanë alergji ose që kanë probleme me tretje, nuk është mirë që ta hanë rrushin.
▪ Nëse e hani rrushin bashkë me ushqimet që kanë yndyrë, me qumështin, trangullin, peshkun, birrën ose ujin mineral, do të keni dhimbje në lukth. Keni kujdes, sepse disa shtatzëna janë alergjike në rrush (kanë kollitje, dhimbje barku, vjellje, tharje të fytit, kokëdhimbje etj).
▪ Para se ta hani rrushin shpërlani mirë me ujë të rrjedhshëm për t’i larguar pesticidet dhe kimikaliet të cilat mund t’ju rrezikojnë juve dhe beben. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës