Në bashkëbisedimin e radhës me pensionistët, nga Korça, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi rishikimin e moshës së daljes në pension.
Shefi i qeverisë nënvizon se ideja për të rishikuar kohën e daljes në pension për kategori të caktuara, diktohet nga rritja e jetëgjatësisë në vend.
Në vijim të diskutimit, Rama e cilësoi skemën e vjetër të pensioneve, trashëguar në vitin 2013 nga qeveria Berisha si skandaloze dhe nënvizoi se PS krijoi formulën e re, e cila çon më shumë para në xhepat e pensionistëve.
“Është një fakt që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Një brez i tërë digjet nga një skemë pensionesh e ndërtuar keq. Dhe skema e pensioneve që në trashëguam nuk ishte e ndërtuar keq, një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotme pa menduar të nesërmen e pensioneve. Kur ne morëm detyrën situata e pensioneve një situatë pa asnjë shpresë, sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lek dhe pavarësisht kontributeve nuk mund të merrnin dot më shumë se 24 mijë lek. Nuk kishte më shumë se 24 mijë lek në 2013. Dhe pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pensione fare. Sepse nuk kishin kontribuar në skemë, përgjithësisht gra shtëpiake apo burra. S’kishte asnjë lek. Ne bëmë reformën e cila ka bërë Tavani i atëhershëm për 24 mijë lek të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh deri në 400 mijë lek. Për shkak të kontributeve. Kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve që dolën në pension para 2014 dhe pas 2014, ata që kanë dalë pas 2014 kanë pension më të lartë sipas reformës”, tha shefi i qeverisë.
Rama shtoi se për pak ditë pensionistët do të njihen edhe me bonusin që do të përfitojnë në fundvit, duke e cilësuar rritjen në vlerë të këtij përfitimi, si hapin e parë të skemës që do të pasohet nga rritja e pensioneve.
“Ne nuk e kemi akoma, por patjetër që brenda një kohe të shkurtër, do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit. Është fillimi i këtij procesi i rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet. Nga viti i ardhshëm, duam që skema të forcohet dhe nga të ardhurat që vijnë nga rritja ekonomike, të shkojë te pensionistët në formë bonusi. Kjo të na çojë në një perspektivë më pozitive”, u shpreh shefi i ekzekutivit shqiptar./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame