A është mirë të mos hani fare darkë apo të hani para se të shkoni të flini gjumë?

Është bërë vonë, mirëpo megjithatë jeni të uritur… Çfarë është më mirë të bëni, të flini me stomak të zbrazët apo të hani si mbret?
Ekspertët thonë që nuk është edhe aq e mirë ideja të hani drejtpërdrejt para se të shkoni të flini gjumë, aq më parë jo të hani shumë.
Mund t’ju ndodhë që të mos e tretni ushqimin si duhet dhe që gjithë natën t’ju mundojë stomaku. Nga ana tjetër, nëse shkoni të uritur në shtrat po ashtu do t’ju mundojë stomakum.
E po çfarë të bëni në situatën kur jeni shumë të uritur para se të shkoni të flini?
1. Respektoni urinë tuaj
– Me rëndësi është që t’i interpretoni drejt shenjat e trupit tuaj dhe, nëse jeni të uritur, hani edhe nëse duhet të shkoni menjëherë në shtrat, – thotë Erin Jennings, dietist nga Nju-Jorku.
Nëse me kokëfortësi e injoroni urinë në mbrëmje, mund të krijoni shprehi të këqija dhe të zhvilloni qëndrim të çrregulluar ndaj ushqimit.
Njësoj ndodh edhe nëse injoroni urinë në cilëndo pjesë të ditës, kështu mundeni të zhvilloni emocione negative ndaj ushqimit.
– Trupi juaj është i aftë në mënyrë të përsosur për tretje dhe absorbim të ushqimit në cilëndo pjesë të ditës, – thotë Jennings, transmeton Telegrafi.
2. Me kujdes zgjidhni se çfarë të hani në mbrëmje
Shumica e njerëzve dëshiron të mbrojë apo të rregullojë linjën e trupit, andaj kjo është arsyeja kryesore që shmangin darkën e vonshme.
Siç shkruan revista Nutriens, përmbajtja nutritivee racioneve tuaja është më e rëndësishme se sa koha kur i hani.
Natën nuk do të duhej të hanit shpejt ushqimin, do të duhej t’i shmangni hamburgerët dhe pomfritin me erëza, sepse ata mund të shtojnë refluksin e thartirës, përkatësisht të djegësirës.
Për darkë zgjidhni racione të lehta, siç janë çorba e dendur dhe sandviçët e lehtë, mirëpo shmangni ushqimin me shumë sheqer dhe me hidrokarbure, sepse ato mund t’ju zgjojnë dhe të ngadalësojnë metabolizmin gjatë natës.
3. Faktor i rrezikut për shëndetin
Nëse keni diabetin e Tipit 1 apo sëmundjen e shtresimit të glikogjenit, mosngrënia e racioneve të natës mund të çojë deri te hipoglikemia.
Nga ana tjetër, ata të cilët luftojnë me obezitetin mund të dobësohen nëse i injorojnë racionet e natës.
Një studim i vitit 2016 thotë që orari kohor i racioneve gjatë ditës ndikon në humbjen e kilogramëve.
– Orari i racioneve nga 8 – 14 orë ndihmon të humbni masën trupore, sepse atëherë shton aftësinë e trupit që të shpenzojë yndyrat e tepërta – thotë hulumtuesi Courtney Peterson.
Në vend që ta privoni veten nga darka, vendosni për diçka që ka shumë albumina dhe lirisht hani para se të shkoni të flini gjumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët