LAJMI I FUNDIT:

Është kthyer stili i flokëve të cilin e kemi adhuruar në fëmijëri: Gërsheta në njëqind mënyra!

Është kthyer stili i flokëve të cilin e kemi adhuruar në fëmijëri: Gërsheta në njëqind mënyra!

Mbase është koha që t’i kthehemi trendit nostalgjik dhe sërish të provojmë modelin e flokëve të cilin e kemi adhuruar kur kemi qenë të vegjël dhe të ndryshojmë dukjen tonë për sezonin që po vjen

Manekinia Gigi Hadid flokët e saj të gjatë i ka thurur gërsheta të ulëta, duke i lënë pjesët e përparme jashtë për të arritur dukje të çrregullt, transmeton Telegrafi.


Aktorja Tracy Ellis Ross gërshetoi flokët në formë halash peshku dhe kompletoi pamjen me buzëkuq të kuq, duke dëshmuar se këtë model flokësh mund ta mbajmë me grim më të fortë.

Manekinia Hailey Bieber bëri balluke në dy gërsheta – ky variant i gërshetave aktualisht është versioni më i popullarizuar i trendit nostalgjik i cili po na kthehet.

Gërshetat të cilat i ka bërë Kylie Jenner na kujton shumicën e atyre që kemi bartur si fëmijë. Ka mënyra të ndryshme për të përshtatur këtë trend.

/Telegrafi/