Duket sikur ishte dje kur Audi zbuloi gjeneratën e re Audi A8, atëherë modeli më i përparuar teknologjikisht në atë kohë.

Vërtetë, pamja e veçantë bëri të vetën, kështu që disa nuk e njohën as modelin e ri, por në fund të fundit A8 mbeti një anëtar i denjë i klasës së simbolit të makinave luksoze, transmeton Telegrafi.


Javët e fundit, Audi ka vendosur të nxjerrë A8 dhe ta bëjë atë disi më konkurrues në duel me S-Class të ri, por edhe Serinë 7 gjithmonë të rrezikshme nga BMW.

Në bazë të disa fotove që kan qarkulluar në internet shihet qartë se çfarë të presim.

4ded08f4 32e9 4b46 8213 a04af77116ee

Ndryshime të mëdha nuk duhet të priten në pjesën e pasme, ndërsa silueta anësore do të rifreskohet nga një linjë e re.

Mbi të gjitha, ne po presim me padurim performancën S8, me të cilën shumica e njerëzve duan të shoqërohen, dhe do të qëndrojë në këtë mënyrë për një kohë pavarësisht nga elektrizimi.

Më në fund, priten ndryshime më të gjëra nga brenda. /Telegrafi/

adbb7a91 564b 4e9b be61 2633bb9c7c1d 1