Të gjithë e njohin futbollistin brazilian Hulk si njëri nga lojtarët me gjuajtjet më të fuqishme në futboll.

Sulmuesi brazilian e ka vërtetuar këtë me golin e fundit që ka shënuar me fanellën e Atletico-MG.


37-vjeçari ka realizuar njërin nga golat më të mirë nga gjuajtjet e lira, së paku më i miri për vitin 2023.

Në ndeshjen mes Santos dhe Atletico-MG, Hulk ka realizuar një gol të pabesueshëm nga gjuajtja e lirë ku distanca ishte së paku 40 metra.

Është një gjuajtje e lirë mahnitëse, e goditur me fuqi dhe saktësi të jashtëzakonshme nga Hulk.

Braziliani ka marrë lëvdata të mëdha për golin e realizuar i cili tani po bën xhiro nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app