"Është e trishtueshme për një futbollist pasi fiton milionat çdo vit” - Moggi e godet keq Koopmeinersin për strategjinë e tij

Luciano Moggi foli për rastin Teun Koopmeiners në Libero, ku kritikoi qasjen e tij ndaj Atalantas, pasi lojtari holandez përdori një certifikatë mjeku për të mos u paraqitur në stërvitje. Juventusi dhe Atalanta janë në bisedime tash e një kohë të gjatë për mesfushorin, por klubi bergamas po heziton të pranojë ofertat e bardhëezinjëve. Koopmeiners ka paraqitur tri herë certifikatë mjeku ku shkruhej se lojtari nga stresi nuk mund të stërvitet, duke munguar edhe në Superkupën e Evropës ndaj Real Madridit.

“Duke folur për certifikatat mjekësore, është e trishtueshme që një futbollist, i cili është një punonjës duke pasur parasysh milionat që fiton çdo vit, duhet t’i përdorë ato”.
“Është edhe më e trishtueshme që ata që i shfaqin (Koopmeiners) janë në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, por nuk duan të luajnë Superkupën e Evropës me ekipin e tyre, për të shkuar diku tjetër (Juventus)”. “Një mungesë totale e asaj se ku është, një ofendim për shokët e skuadrës që fituan Ligën e Evropës me të, por edhe një paralajmërim për tifozët në përgjithësi”.




















































