Një video virale që tregon rrobat e varura në një oborr për t'u tharë - një praktikë e zakonshme në shumë pjesë të botës - ka ndezur diskutime në internet.

Në klipin e shpërndarë në Instagram, përdoruesi sqaroi se skena ishte nga një shtëpi amerikane dhe jo nga India.


Ai e shpërndau videon, të vendosur në sfondin e këngës 'Not Like Us' të Kendrick Lamar, me një emoji të tronditur, përcjell Telegrafi.

Përdoruesi - Mohammad Anas - biografia e të cilit thotë se ai i ndihmon studentët "të lëvizin, të vendosen dhe të kenë sukses në SHBA" ndau videon.

Ai hapet me një insert teksti që thotë, "Jo India, kjo është SHBA".

Që kur u shpërnda, videoja ka grumbulluar miliona shikime.

"Jam shumë i hutuar. A nuk duhet ta bëjmë këtë në SHBA?" ka shkruar një përdorues.

"A nuk i thajnë amerikanët rrobat e tyre?" pyeti një tjetër.

"Më falni, a është e paligjshme të thani rrobat apo diçka tjetër?", shkroi një tjetër. /Telegrafi/