Ajo aktualisht është në lidhje me futbollistin e njohur gjerman, Kevin Trapp.

Modelja braziliane Izabel Goulart, 33 vjeçe, tregoi dashurinë e saj për futbollin, ndërsa bënte tifo për vendin e saj të lindjes në ndeshjen Serbi-Brazil të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


isa2

Ylli i "Victoria Secret", e cila ka lindur në Brazil, dukej e mahnitshme në të verdhë.

Ajo i shoqëroi pantallonat me një fanellë të Brazilit, duke vënë mjaft mirë në pah linjat në pjesën e sipërme.

isa3

Duke tundur flokët e saj të lirshme, modelja braziliane arriti të rrëmbejë vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj mjaft atraktive.

Duke folur për romancën e saj me futbollistin, Izabel tha në një intervistë javë më parë se gjithçka mes tyre po shkonte mirë.

isa4

"Kevin dhe unë bëjmë shumë dashuri - katër ose pesë herë në javë", ka thënë ajo.

"Por nëse ai ka luajtur në një lojë të rëndësishme dhe ekipi i tij humbet, unë mund ta bëj veten të bukur, të bëj thonjtë e mi dhe të vishem sa më bukur - dhe prapëseprapë te ai nuk do të ketë ndjenja për seks", ka treguar më tej Izabel.

Gjatë ditës së djeshme, ajo nuk ka ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares së Gjermanisë kundër Koresë së jugut, kjo pasi i dashuri i saj nuk ka luajtur fare në ndeshje, pro ka qëndruar rezervë. /Telegrafi/

isa5

isa6

isa7

isa8

isa9

isa10

isa11

isa12