LAJMI I FUNDIT:

A është dashuria e shkruar në yje?

A është dashuria e shkruar në yje?

A keni menduar ndonjëherë se koha, data dhe vendi ku keni lindur mund të kenë ndikim në jetën tuaj romantike?

Sipas Astrologjisë, këto rrethana kanë në të vërtetë ndikim.


Astrologjia përshkruhet si ‘Studimi i lëvizjeve dhe pozicionit të diellit, hënës, planetëve dhe yjeve me besimin se ato ndikojnë në karakterin dhe jetën e njerëzve’.

Derisa si temë, Astrologjia është më e komplikuar se kaq, baza e Astrologjisë ka të bëjë me shenjat e horoskopit. Këto shenja përcaktohen nga pozicioni i Diellit në kohën kur keni lindur.

Në total, egzistojnë 12 shenja të horoskopit. Çdo shenjë është e lidhur me data specifike dhe besohet se secila ka karakteristika unike.

Megjithëse një shenjë e horoskopit nuk definon gjithçka për një person, pasi një definicion i plotë kufizon potencialin që ka secili njeri për ndryshim, kjo fushë të ofron njohuri të mjaftueshme në aspekte të ndryshme të jetës sonë – përfshirë këtu edhe aspektin e dashurisë.

Duke marrë parasysh këtë, lind pyetja: A është dashuria e shkruar në yje?

Shenjat e Horoskopit: Çka na tregojnë të dhënat tona?

Për këtë arsye, të kuptosh shenjën tënde të horoskopit në aspektin e dashurisë mund t’ju japë informacione se me çfarë lloj personi mund të përshtateni dhe si të krijoni lidhje me ta.

Në një përpjekje për të krijuar një urë lidhëse midis Astrologjisë dhe gjetjes së përputhjes perfekte në dashuri, aplikacioni për njohje online dua.com, ka bërë një hulumtim gjithëpërfshirës duke analizuar më shumë se 500,000 përdorues.

Hulumtimi përdori datat e lindjes së përdoruesve për të zbuluar shenjën e tyre të horoskopit dhe analizoi se si sillet secila shenjë gjate njohjes online.

Ky hulumtim i detajuar solli rezultate interesante, sa i përket plotësimit të profilit, zakonet si pirja e duhanit, preferencat sa i përket çështjes së prindërimit, sa atraktiv ishin ata si individë dhe sa mirë përputheshin me shenjat e tjera të horoskopit.

Analistja e të dhënave nga dua.com, Monika Bunjaku, ka theksuar:

“Ishte e mrekullueshme të shihje se si ndërveprimet dhe preferencat e përdoruesve përputheshin me Astrologjinë. Ky hulumtim ka kontribuar ndjeshëm në aspektin e të kuptuarit sjelljen e përdoruesit brenda aplikacionit”.

Çka mori vëmendje të menjëhershme ishte prania e shumtë e Gaforres brenda aplikacionit, duke i bërë ata grupin më të madh të përdoruesve (10.06%).

Kur vie puna tek plotësimi i profilit, Binjakët triumfojnë në aplikacion duke treguar një fokus të madh në detaje kur bëhet fjalë për paraqitjen e tyre në botën e njohjes online. Në anën tjetër, Demët kanë shkallën më të ulët të plotësimit të profileve, duke treguar kështu natyrën e tyre rebeluese dhe autentike.

Në lidhje me pirjen e duhanit, pas një analize më të afërt doli që një në çdo tre përdorues ka përdorur tag-un e pirjes së duhanit. Dashët (39.35%) zënë vendin e parë në mesin e shenjave të zodiakut për pirjen e duhanit, i ndjekur nga Luanët dhe Peshoret, me gjasë për shkak të natyrës së tyre impulsive dhe aventureske. Demët dhe Virgjëreshat rezultuan të ishin shenjat më të dhëna pas shëndetit, duke u rënditur në fund të listës për përdorimin e tag-ut #smoking.

Nëse flasim për shenjat e përkushtuara, Akrepët janë shenja më e interesuar për lidhje serioze, me 64.00% të tyre duke përdorur tag-un #serioz. Ky rezultat mbështeti edhe parashikimin astrologjik se Akrepët janë të përkushtuar dhe besnikë në çështjet e dashurisë. Shigjetari është lloji i shenjës që kërkon aventura, duke kryesuar në tag-un #fun, ndërsa Peshqit janë shenja më miqësore e horoskopit, duke udhëhequr tag-un #miq.

Sa i përket dëshirës për të pasur fëmijë, Luanët (12.55%), Dashët (11.82%), dhe Bricjapët (11.59%) zënë pozicionet e para në listë. Kjo nënkupton se njerëzit që dëshirojnë të fillojnë një familje janë veçanërisht të tërhequr nga personat e lindur nën këto shenja.

Shenjat e horoskopit që të gjithë i duan

Sidoçoftë, pavarësisht se cila shenjë je, a të ka shkuar mendja ndonjëherë se kush duhet të bëjë hapin e parë kur njoftoheni me dikë online?

Epo, edhe pse nuk ka rregull të përgjithshëm që tregon se kush duhet ta bëjë këtë, është shumë thjeshtë brenda aplikacionit të dua.com. Interaksioni i parë mes përdoruesve fillon me një ‘Like’ (Pëlqim).

Kur bëhet fjalë për pyetjen se cilat shenja të zodiakut janë më të dëshiruarat, studimi zbuloi se Virgjëreshat femra janë kampionet e kësaj kategorie.

Me numrin më të madh të pëlqimeve nga meshkujt (9.23%), ato rezultuan më të dëshiruarat në mesin e shenjave të horoskopit, të ndjekur nga Luanët (8.94%) dhe Gaforret (8.93%).

Ndërkaq, nëse keni menduar ndonjëherë se si disa meshkuj kanë një sharm natyral me femrat, është shumë e mundshme që ata të jenë Virgjëreshë, Peshore apo Akrep.

Sipas të dhënave, këto shenja marrin përqindjen më të lartë të pëlqimeve, Virgjëreshat dhe Peshoret me 8,78% dhe Akrepët me 8,75%.

Nga ana tjetër, edhe pse Peshqit u renditën të fundit në marrjen e pëlqimeve nga të dy gjinitë, sipas tabelës më poshtë, është e rëndësishme të theksohet se grupmosha 45-54 vjeç është grupmosha më e dëshiruar për individët e kësaj shenje.

Për sa i përket aktivitetit brenda aplikacionit, u vu re se femrat Dashë morën kryesimin në dhënien e më së shumti pëlqimeve. Nga ana tjetër, Virgjëreshat meshkuj – përpos që marrin më së shumti pëlqime – japin edhe më së shumti pëlqime, duke treguar se ajo qe mbillet, edhe korret.

Duke analizuar se kush ka dhënë më së paku pëlqime, Gaforrja ka më pak gjasa të shtypë butonin ‘like’, me vetëm 7.41% të të dy gjinive që e bëjnë këtë. Kjo tregoi se ata kanë një qasje më të rezervuar kur tregojnë interes, që doli të ishte në përputhje me tiparet e tyre të personalitetit si shenjë.

Por çfarë ndodh kur Gaforret apo ndonjë shenjë tjetër merr një like nga profili që pëlqeu?

Kombinimet perfekte të shenjave të horoskopit

dua.com, nëse dy përdorues pëlqehen mes vete, krijohet një përputhje (match). Kjo gjë i jep mundësinë atyre qe të bashkëbisedojnë dhe të njihen më mirë.

Të dhënat tregojnë se Virgjëresha merr më së shumti përputhje (8.91%), kurse Shigjetari (8.89%) dhe Peshorja (8.75%) ndodhen ngushtë pas saj. Edhe pse Shigjetari merr vendin e parë në Astrologji për natyrën e tij të hapur, këto rezultate konfirmojnë tiparet sociale të të tre shenjave.

Në anën tjetër, Gaforrja (8.01%), Ujori (7.85%) dhe Peshqit (7.65%) kanë më së paku përputhje. Kjo mund të jetë për shkak të niveleve më të ulëta të aktivitetit të tyre – pasi japin më pak pëlqime, ata marrin më pak përputhje.

Sa i përket kombinimeve te përgjithshme të përputhjes, Akrepi dhe Gaforrja dolën të jenë çifti më përrallor nga të gjithë, me një përqindje prej 10.60%.

Për befasi nga ana Astrologjike, çifti më së paku i përshtatshëm doli të jetë Shigjetari dhe Demi, duke arritur vetëm 6.25% përputhshmëri. Kjo kundërshtoi supozimet astrologjike se dy persona të kundërt kanë tërheqje me njëri tjetrin. Tiparet e tyre të kundërta mund të luajnë një rol, pasi Shigjetarët jane shpirtëra te lirë, ndërsa Demët kërkojnë stabilitet në jetë.

Po me cilën shenjë përputhen femrat Demë apo Shigjetarët më së shumti?

Pas analizimit të dy gjinive veç e veç, rezultoi se këto shenja femërore kanë përputhshmeri më së shumti me:

Akrepët me meshkujt Gaforre (11.70%)
Ujorët me meshkujt Binjakë (10.90%).
Binjakët me meshkujt Dashë (10.80%)
Shigjetarët me meshkujt Luanë (10.30%)
Peshqit me meshkujt Virgjëresha (9.30%)

Nga ana tjetër, shenjat mashkullore dolen të përshtaten më së shumti me:

Gaforret me femrat Gaforre (11.50%)
Akrepët me femrat Dem (11%)
Luanët me femrat Luan (10.50%)
Virgjëreshat me femrat Peshore (10%)
Bricjapët me femrat Binjake (9%)
Tabela më poshtë tregon kombinime të ndryshme të shenjave të renditura nga përputhshmëria më e lartë deri tek ato më të ulëtat.

Nëse vecse jeni në një lidhje, mund të jetë interesante të krahasoni tabelën tuaj të horoskopit me atë të të partnerit tuaj.

Astrologia Jennifer Freed, Ph.D., thotë:

“Krahasimi i tabelës tuaj të astrologjisë me atë të të partnerit tuaj ka të bëjë më pak me përcaktimin e fatit tuaj dhe më shumë për të kuptuar dinamikën tuaj në çift”.

Megjithatë, ndonjëherë përputhjet nuk funksionojnë dhe përdoruesit përfundojnë duke u penduar për to. Për shembull, femrat e shenjës së Peshores ishin mjaft selektive – mbi gjysma, (51.02%) e përputhjeve të tyre përfunduan duke u fshirë. Nga ana tjetër, meshkujt Peshq kishin shkallën më të lartë të pendesës me 49.51%.

Por, a na tregojnë yjet edhe diferencën ideale të moshës për një përputhje perfekte?

Femra Luane, të njohura për natyrën e tyre vetëbesuese dhe aventureske, shfaqën një preferencë për një diferencë më të madhe moshe, me një mesatare prej 5.6 vjetësh. Kjo sugjeron që Luanët tërhiqen nga mençuria dhe përvoja e jetës që vjen me një partner më të vjetër.

Meshkujt Dem nga ana tjetër preferojnë partnerë më të rinj, me një diferencë mesatare moshe 3.8 vjet më të reja. Kjo mund të jetë për shkak të dëshirës së tyre për stabilitet.

Shenjat më energjike të horoskopit

Pra, si komunikojnë shenjat e ndryshme të horoskopit me njëra-tjetrën?

Kur krijohet një përputhje në dua.com, përdoruesit kanë mundësinë t’i dërgojnë mesazh njëri-tjetrit. Por, kush është ai që thyen akullin dhe është më i hapur?

Kur vjen puna tek personalitetet më ekstroverte, femrat Dashë marrin çmimin e parë për dërgimin e më së shumti mesazheve brenda aplikacionit, duke treguar natyrën e tyre të guximshme. Për meshkujt, Akrepët dalin në shesh si biseduesit më aktivë në mes të të gjitha shenjave të horoskopit, duke konfirmuar kështu natyrën e tyre te shoqërueshme.

Femrat Peshq dalin si shenja më pak të angazhuara në lidhje me meshkujt, të njohura për natyren e tyre të rezervuar dhe introverte (6.20%). Në anën e meshkujve, Akrepi shfaq karakteristika të ngjashme ndaj femrave, në përputhshmëri me parashikimet astrologjike. (7.28%).

Rezultatet treguan gjithashtu ndryshime në sjellje gjatë viteve. Për shembull, femrat Binjakë që ishin më të reja në moshë fillimisht hezitonin të bisedonin, por me kalimin e kohës, gati 80% e tyre u bënë më të hapura dhe proaktive në aplikacionin e takimeve.

Kur bëhet fjalë për meshkujt Bricjapë, një transformim interesant në sjellje bëhet i dukshëm teksa kalojnë në një moshë më të vjetër. Në vitet e rinisë, meshkujt Bricjapë priren të jenë të turpshëm. Megjithatë, me kalimin e kohës vërehet një ndryshim i dukshëm prej 80.3% në sjelljet e tyre, duke i bërë më të hapur dhe ekstrovert.

Ky ndryshim i sjelljes sugjeron që nëse ndjeni se shenja juaj e horoskopit nuk pasqyron plotësisht se kush jeni, mund të nënkuptojë se mund të mos keni zhvilluar ende plotësisht tiparet e saj.

Sa i përket tipareve, në përpjekje për të mos e ngarkuar artikullin, artikulli është shkruar në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, tabela më poshtë ofron tiparet më pikante për të dyja gjinitë e secilës shenjë kur bëhet fjalë për njohjet online.

Konkluzion

Astrologët theksojnë se preferencat individuale dhe personalitetet, në varësi të datës së saktë të lindjes.
Prandaj, Astrologjia shërben si një udhërrëfyes i përgjithshëm dhe jo një përcaktues absolut në çështjet e përputhshmërisë.

Gjersa ndikimi i astrologjisë në personalitet mbetet i pavërtetuar, të dhënat e paraqitura në këtë hulumtim duket se përputhen me supozimet thelbësore të astrologjisë, duke na lënë të pyesim veten:

A duhet t’i lëmë yjet të udhëheqin jetën tonë të dashurisë?

Metodologjia

dua.com është një aplikacion i njohjeve online që fokusohet në krijimin e marrëdhënieve kuptimplota dhe të forta.

Me synimin për të krijuar një ure lidhese midis Astrologjisë dhe gjetjes së përputhjes perfekte, dua.com ka kryer një studim duke analizuar të dhënat e përdoruesve.

Hulumtimi analizoi mbi gjysmë milioni përdorues të aplikacionit, më konkretisht 517,939 përdorues, për të zbuluar datat e tyre të lindjes dhe shenjat e horoskopit.

Për më tepër, janë analizuar aspekte të ndryshme si plotësimi i profilit, zakoni i pirjes së duhanit dhe tendencat prindërore të të gjithë përdoruesve.

Të dhënat e përdorur për këtë hulumtim përfshijnë në total 28,338,015 pëlqime dhe 1,925,676 përputhje në total, të cilat zbuluan pëlqyeshmerinë dhe përputhshmërinë midis shenjave të horoskopit.

Në një shënim të rëndësishëm, hulumtimi u fokusua vetëm në analizimin e përqindjes së mesazheve të dërguara për të matur interaktivitetin midis shenjave, duke u siguruar që privatësia e përdoruesve të mbetej plotësisht e mbrojtur.