LAJMI I FUNDIT:

“Është arrogant dhe i ndershëm” – Nasri analizon fytyrën e fshehur të Guardiolës, teksa flet edhe për ‘rregullat e seksit’

“Është arrogant dhe i ndershëm” – Nasri analizon fytyrën e fshehur të Guardiolës, teksa flet edhe për ‘rregullat e seksit’

Ish-lojtari i Arsenalit, Manchester Cityt, Marseille dhe Sevilla, Samir Nasri ka treguar hapur përvojën e të luajturit nën Pep Guardiolën.

Ish-menaxheri i Barcelonës është në drejtimin e klubeve për gati 15 vjet, pothuajse gjithmonë në krye të lojës dhe Nasri ka shpjeguar se si ka arritur të qëndrojë atje.

“Guardiola është arrogant, por në kuptimin e mirë të fjalës”, ka thënë fillimisht Nasri për mediumin francez Le Equipe.


“Guardiola e di se ai është trajneri më i mirë dhe jua bën të qartë. Pep e di se çfarë i sjell klubit dhe ai e di se kur mbërriti në City, ai kishte lirinë e plotë. Pra, për të është mjaft e lehtë të imponojë ligjin e tij. Më pas ai është një person i sinqertë dhe i ndershëm”.

Nasri dhe Guardiola nuk u përballën fillimisht, me francezin që mendohej se do të largohej në fillim të kohës së Guardiolës. Nasri përfundoi në Sevilla në të njëjtin sezon.

“Pak nga pak arrita ta bëj të ndryshojë mendje. Ai u zemërua me mua shumë herë. Ai më tha se isha një lojtar i humbur, se nuk duhet të luaja atje, por te Barcelona”.

“Ai donte që unë të qëndroja dhe të luaja atje. Por, i thashë se nuk mund të më garantonte një fanellë titullari dhe duhej të luaja. Ai më tha se mendonte se e kisha gabim, por në çdo rast do të kisha edhe dy vite kontratë”.

Më pas ai shpjegoi se si Guardiola e detyroi të stërvitej vetëm derisa Nasri të arrinte peshën ideale që kishte vendosur për mesfushorin francez.

Më vonë ai do të detajonte gjithashtu këshillat që Guardiola u dha lojtarëve të tij për të bërë seks.

“Në një ditë pushimi, Guardiola na tha se kushdo që dëshiron të ketë një marrëdhënie seksuale duhet ta bëjë këtë para mesnatës sepse duhet të ketë një gjumë të mirë. Ai thotë se e bëri atë me Messin dhe që atëherë ai nuk ka pasur një lëndim muskulor…”.

Guardiola ka folur publikisht edhe për këtë ide, duke thënë se ai nuk kishte ndërmend t’i pengonte lojtarët e tij të kënaqeshin.

“Është e pamundur të luash futboll të mirë nëse nuk bën seks me partnerin. Nuk do ta ndaloja kurrë këtë. Nëse je duke e bërë këtë, do të luash më mirë”, kishte deklaruar Guardiola.

Ndryshe, Guardiola ka një reputacion si një trajner me disiplinë, ndërsa Nasri është cilësuar si një lojtar paksa problematik, gjë që do të krijonte tension mes të dyve. Megjithatë fjalët e Nasrit nuk janë as kritike dhe as nuk bien ndesh me shumë personazhe që shihet në publik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori