Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thaïs, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore, Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut Athanael.
Ngjarjet zhvillohen në Egjiptin bizantin të shekullit IV. Murgu Athanael që jeton në Aleksandri, përpiqet të konvertojë kurtizanen e quajtur Thais në krishterim, por zbulon mëkatin trupor dhe e gjen veten të nënshtruar ndaj hijeshisë së saj.
“Thaïs është shumë ndryshe; është një vepër më elegante. Do një lloj meditimi. Çdo gjë ka një përgatitje psikologjike; nuk është e drejtpërdrejtë si muzika italiane që shpërthen, siç është tek ‘Madame Butterfly’ apo tek ‘Traviata’. ‘Thaïs’ vërtet ka ato shpërthimet e veta, por me një lloj kontrolli. Edhe njerëzit e kontrolluar kanë atë zjarrin e brendshëm që mendoj që karakteri ynë ballkanas e mesdhetar e ndihmon për t’i dhënë një ngjyrë. Ndihem shumë mirë, por përsëri është një sfidë, sepse pavarësisht se i këndon operat me qindra herë, çdo ditë ka gjëra për të zbuluar,” thotë Jaho për CRi Shqip.
“Për një kohë të gjatë, ‘Thaïs’ ka qenë një ndër veprat më të njohura, por që nga mesi i shekullit të XX, ajo dalëngadalë u la në harresë”, thotë konsulenti i teatrit, Giuseppe Cuccia.
Forca krijuese që fshihet pas prodhimit të ‘Thais’-it nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, është regjisori argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.
Regjisori shton se muzika e veprës është “jashtëzakonisht e bukur, si kur përshkuan kufizimet fetare, ashtu dhe betejat e brendshme të karaktereve.”
Opera ‘Thaïs’ është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët