Boksieri shqiptar Eris Bajra synon të vazhdojë me fitore në kuadër të kategorive WBO Youth Welterweight dhe IBO Youth këtë dhjetor, ku këtë herë përballë ka Makaveli Mponjin e Tanzanisë.

Bajra do të përballet në Stamboll, ku synon ta dëshmojë se pse është mban epitetin e kampionit të botës në peshat e lehta.


Bajra edhe pse e ka nisur karrierën si kiksboksier, ka dëshmuar se është boksier i nivelit të lartë kur e rrahu keq Raul Ugueton në shtatorin e vitit 2024 për ta fituar titullin IBO.

Këtë sukses veçse e shtoi në majin e vitit 2025, kur u kurorëzua kampion zyrtar botëror për WBO, që ndoshta është arritja më e lartë në karrierë.

Më 13 dhjetor, Bajra përballë do ta ketë Mponjin, i cili ka një rekord mjaft pozitiv, në 12 meçe ka arritur 10 fitore dhe pësuar vetëm dy humbje. Megjithatë, rekordi i shqiptarit mbetet më i mirë, ku pas tetë meçeve ka shtatë fitore, katër prej tyre me nokaut.

Ndërkohë, me përgatitje intensive, Bajra iu ka bërë të qartë të gjithë ndjekësve se humbja nuk do të jetë opsion./Telegrafi/

Edhe pse i rritur në Zvicër, Bajra më parë kishte deklaruar se “flaka që i digjet në zemër është kosovare”.

“Prindërit e mi janë rritur në Kosovë, kam lidhje atje por jam lindur dhe rritur në Zvicër. Për mua, të dyja vendet janë si shtëpi. Flaka që digjet në zemrën time është kosovare, por disiplina zvicerane”, kishte deklaruar ai./Telegrafi/

telegrafi sport app