Përgatiti: Vesë Xhevat Pakashtica
Kur pasioni, puna dhe fati janë te pranishme, ti gjithmonë mund të arrish suksesin edhe pse ndoshta nuk është profesioni për të cilin ti ke studiuar me vite.
“Rastësia mbret i botës” është fjalia që ndonjëherë është tërë kuptimi i jetës së një njeriu.
Aftësia e tij për të krijuar gjëra të bukura e ka kthyer në një figure të njohur si arkitekt i peisazhit. Nëse vizitoni hotelet luksoze në Turqi apo sheshet e bukura të Stambollit mund të shihni shumë skulptura të bukura të ndërtuara nga bimët të cilat mbajnë emrin Erhan Sertbas.
Erhan Sertbas i cili është inxhinierë i pylltarisë, asnjëherë nuk punoi për fushën të cilën kishte studiuar. Talenti i tij vjen nga brendësia, pasionin që ka për lulet dhe natyrën mund ta lexosh shumë lehtë në sytë e tij, nëse gjendesh përballë tij. Të gjitha këto e kthyen këtë njeri në një arkitektë të njohur të peisazhit.
Për mua ishte kënaqësi që ta vizitoja në shtëpinë e tij në Antalia dhe të shihja nga afër vendin ku ai punon dhe krijon vepra të bukura.
Më 1990 filloi të punoi në Sivas të Anatoliasë me bimë, duke vazhduar më pas në Stamboll ku krijoi kopshtet vertikale, në vitin 2010 në Taksim punoi skulpturën nga bimët dhe 3 skulpturat e njohura për komunën e Stambollit.
Nga Stambolli rrugëtimi i tij vazhdoi në Bodrum për të krijuar kopshtet vertikale, më pas në Antalia ku punoi ne Tekirova Rixos, Lykia World Hotel.
Ai themeloi dhe kompaninë e tij e cila mban emrin “S+K”. Suksesi i tij vazhdoi me punën e tij në Bursa duke dizajnuar kopshtet e villave luksoze.
Për një vit nuk punoi për arsye shëndetësore. Së fundmi po punon për kopshtin gjerman në Expo dhe disa projekte të tjera të mëdha në Antalia.
Për portalin “bujqësia.org” tregoi shumë gjëra rreth punës që ai bënë.
“bujqësia.org”: Çfarë do të thotë peisazhi për juve?
Për mua peisazhi nënkupton stilin e jetës. Të kultivojë bimët, të pikturojë diku, buzëqeshja në fytyrën e fëmijëve, zogjtë, natyra, deti, shumë e shumë gjëra tjera në jetën time.
“bujqësia.org”: Si e përshkruani stilin tuaj të peisazhit?
Unë jam shumë larg stilit klasik. Më pëlqen të afrohem me stilin modern, gjërat e reja, metoda dhe material. Në qoftë se nuk kam për të bërë një projekt zyrtar, gjithmonë zgjedh një stil më komod. Më pëlqejnë materialet e ngrohta dru, pëlhurë. Ndonjëherë përdori qelqin apo çelikun, materiale të cilat krijojnë diçka më të freskët. Por çdo gjë varet nga disponimi që kam.
“bujqësia.org”: Çfarë lloje të bimëve përdorni zakonisht dhe pse?
Bimët që unë përdori zakonisht janë ato bimë që përdoren për ngrënie, siq janë bimët aromatike, pemë frutore, ndonjëherë perime por përdori dhe haloret. Unë besoj se arkitektura e pejsazhit na kthen në një rrugë që të kultivojmë vetë ushqimin tonë. Ne të gjithë duam që të shohim një pejsazh të bukur në kopshtet tona, parqe, qytete por gjithashtu ne duhet të ushqehemi me ushqim të shëndetshëm në të njëjtën kohë. Pse most i bëjmë këto të dyja bashkë? Për shembull luledielli mund të përdoret për dizajn të pejsazhit. Në anën tjetër bujqësia në qytete po zhvillohet shumë shpejt kudo në botë. Me që ra fjala mua më pëlqejnë lulet e kuqe.
“bujqësia.org”: Sa kohë të merr të krijosh një skulpturë dhe cilat janë hapat?
Varet nga madhësia e skulpturës. Për shembull një skulpturë që kam bërë në formë të maces ka qenë 4 metra dhe e kam përfunduar për 15 ditë. Në përgjithësi një skulpturë ka gjashtë faza këto janë: baza, struktura, punimet e çelikut, ngjitja, mbjellja dhe sistemi i ujitjes. Por faza e projektimit merr kohë më të gjatë sepse duhet ti projektojmë të gjitha anët e skulpturës dhe pastaj ti përcaktojmë.
“bujqësia.org”: Kush ju frymëzon juve?
Mendoj se familja ime vjen në radhë të parë. Kur isha fëmijë bashkë me babin tim kultivonim perime në kopshtin e shtëpisë tonë. Unë doja të bëhesha arkitektë por më pëlqente natyra, kam përfunduar studimet si inxhinierë i pylltarisë por asnjëherë nuk kam punuar në profesionin tim.
“bujqësia.org”: Për cilat arritje jeni më krenar?
Double Tree Moda Hilton Hotel është një ndër projektet më të rëndësishme në Stamboll, gjithashtu skulptura në formë të maces që kam bërë në sheshin Taksim në Stamboll. Ishte skulptura e parë e gjallë e Stambollit por edhe e Turqisë.
“bujqësia.org”: Cili është projekti juaj i ëndrrave?
Pyetje shumë e mirë. Unë dua të bëj një park me shumë metoda bujqësore, pemë frutore, kopshte të perimeve, vende të lojërave, vende për takime, vende për skena të koncerteve dhe shumë gjëra të tjera. Kjo temë e parkut do të ndërtohet nga pjesët e vjetra të makinerive, të veturave dhe autobusëve. Shpresoj ta realizoj një ditë.
“bujqësia.org”: Cilat janë hapat që duhet të ndërmarrë një arkitektë i peijsazhit para se të dorëzojë rezultatet finale?
Hapi i pare për mua është gjithmonë ai i funksionit. Kur përfundon një projekt ju duhet të kontrolloni se a është çdo pjesë funksionale. Hapi apo faza e dytë është ajo estetike, që do të thotë se ju duhet të kënaqeni me punën tuaj të artit. Faza e tretë është se projekti duhet të jetë i qëndrueshëm.
“bujqësia.org”: A keni menduar të bëni ndonjë skulpturë në Kosovë?
Po natyrisht, pse jo. A mund ta imagjinoni kopshtin e një shkolle fillore në Kosovë I cili do ta ketë një skulpturë “ Sponge Bobe” të ndërtuar nga majdanozi dhe marula.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Burri e ushqen krokodilin me duart e tij si të ishte një kafshë shtëpiake – habit sjellja e zvarranikut masiv

Gazetarja ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një tërmet goditi Los Anxhelosin – zbulohet reagimi i saj

Një qen nga Italia fitoi “çmimin e përgjithshëm”, në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Burri e ushqen krokodilin me duart e tij si të ishte një kafshë shtëpiake - habit sjellja e zvarranikut masiv

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Gazetarja ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një tërmet goditi Los Anxhelosin - zbulohet reagimi i saj

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)
Shpendi shkakton kaos në ndeshjen e hokejit (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa