LAJMI I FUNDIT:

Erëra të forta godasin Shqipërinë, OSHEE: Fieri dhe Vlora zonat më të prekura nga ndërprerjet e energjisë

Erëra të forta godasin Shqipërinë, OSHEE: Fieri dhe Vlora zonat më të prekura nga ndërprerjet e energjisë

Disa rajone të Shqipërisë janë përfshirë ditën e sotme nga moti i keq, shoqëruar me stuhi ere dhe shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot se nga raportimi i deritanishëm, rajonet më të prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, kryesisht në akse me linja ajrore.


Sipas OSHEE, shkak i këtyre ndërprerjeve është bërë moti i keq me erëra të forta, që ka përfshirë këto rajone gjatë natës së mbrëmshme, duke vazhduar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Moti i keq dhe deti me dallgë, Porti i Vlorës ndërpret lundrimet për dy ditë
Lexo po ashtu Moti i keq dhe deti me dallgë, Porti i Vlorës ndërpret lundrimet për dy ditë

Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellësish etj.

“Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura. Vështirësi në riparimin e defekteve paraqiten në zonat rurale, ku linjat janë kryesisht ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre, për shkak të terrenit të vështirë ku kalojnë këto linja”, shkruan OSHEE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori