LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turp ndarja e Nobelit për Handke

Erdogan: Turp ndarja e Nobelit për Handke

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke, ka deklaruar se ky vendim është “një turp”.

“Është turp ndarja e Çmimit Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra myslimanëve”, deklaroi Erdogan.

Sipas presidentit turk, ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke do të inkurajojë armiqtë e islamit dhe të njerëzimit, , raporton Anadolu Agency.


“Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, u shpreh Erdogan.

Erdogan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të ndërgjegjshëm të kundërshtojnë ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Handke.

Ceremonia e sotme e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Atij iu nda Çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hag teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Handke pretendoi se boshnjakët myslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besoi se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë.

Disa vende bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Të dërguarit e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut në Suedi nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori