Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se mes një programi të ngjeshur, muajin e ardhshëm, nëse i jepet mundësia, mund të zhvillojë bisedime ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
“Në shtator, kemi takimin e G-20 në Indi dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në SHBA. Nëse gjejmë mundësinë në këtë mjedis të ngarkuar, do të takohemi dhe bisedojmë me (Vladimir) Putinin ballë për ballë”, tha Erdogan para gazetarëve në aeroplanin presidencial, ndërsa kthehej nga vizita e tij në Hungari.
Ai bëri një vizitë njëditore në kryeqytetin Budapest për festën e ditës kombëtare të Hungarisë. Ai u takua veçmas me homologen hungareze, Katalin Novak dhe kryeministrin, Viktor Orban për të diskutuar lidhjet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, mund të vizitojë Rusinë së shpejti për të zhvilluar bisedime ballë për ballë, tha Erdogan, duke shtuar se kjo mund të japë rezultate më të mira, raporton aa.
Për bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë, presidenti turk tha se shpreson të ketë rezultate nëse Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bien dakord për ndërmjetësimin turk.
Muajin e kaluar, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen, të cilën e nënshkroi verën e kaluar së bashku me Turqinë, OKB-në dhe Ukrainën për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Moska është ankuar vazhdimisht se pjesa ruse e marrëveshjes nuk po zbatohej.
Ankaraja ka bërë përpjekje intensive në rrugë diplomatike për rifillimin e marrëveshjes.
Turqia i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës, tashmë mbi 500 ditëshe, përmes negociatave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles