LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se Turqia arrestoi gruan e Baghdadit, nuk e lë pa thumbuar SHBA-në

Erdogan thotë se Turqia arrestoi gruan e Baghdadit, nuk e lë pa thumbuar SHBA-në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar të mërkurën se forcat e vendit kishin kapur të afërm të shumëfishtë të liderit të vrarë të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, duke përfshirë një nga gratë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një fjalimi në Ankara, presidenti turk njoftoi arrestimin e njërës nga gratë e Baghdadit dhe konfirmoi raportet e mëparshme se motra dhe kunati i terroristit gjithashtu ishin marrë në arrest nga Turqia.

Ai nuk agjëroi Ramazanin, mbante një rrip vetëvrasës dhe maskohej si bari: Ditët e fundit të al-Baghdadit, sipas adoleshentes që ai mbante si skllave dhe “baxhanakut” të tij
Lexo po ashtu Ai nuk agjëroi Ramazanin, mbante një rrip vetëvrasës dhe maskohej si bari: Ditët e fundit të al-Baghdadit, sipas adoleshentes që ai mbante si skllave dhe “baxhanakut” të tij

Zyrtarët turq thanë se arrestuan motrën më të madhe të Bagdadi, Rasmiya Awad, të hënën. Ajo ishte me burrin e saj, nusen dhe pesë fëmijët kur u mor në arrest.


Bagdadi, thotë Associated Press, dihej se kishte katër gra.

Erdogan në fjalimin e tij të martën nuk dha detaje të tjera në lidhje me të arrestuarit, por ai duket se thumboi të drejtues të SHBA-së, duke theksuar se Turqia “nuk bëri bujë” pasi kapi treshen.

Ishte më i besuari i tij, njeriu që u dha informata amerikanëve ka treguar 'taktikat e fshehjes' së al-Baghdadit – dhe ka përshkruar bunkerin e tij nëntokësor
Lexo po ashtu Ishte më i besuari i tij, njeriu që u dha informata amerikanëve ka treguar 'taktikat e fshehjes' së al-Baghdadit – dhe ka përshkruar bunkerin e tij nëntokësor

“Shtetet e Bashkuara thanë që Bagdadi vrau veten në një tunel. Ata filluan një fushatë komunikimi në lidhje me këtë”, tha Erdogan të mërkurën. “Por, unë po e njoftoj për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk bëmë bujë si ata. Në mënyrë të ngjashme, ne gjithashtu kapëm motrën dhe kunatin e tij në Siri”.

Ndryshe, Baghdadi u vra në Siri në fund të tetorit në një bastisje të kryer nga trupat amerikane.

Gjithashtu zëdhënësi i Shtetit Islamik Abu Hassan al-Muhajir, i konsideruar një pasardhës i mundshëm i Baghdadit, u vra vetë në veri-perëndim të Sirisë në një sulm të veçantë nga forcat amerikane, konfirmoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për Fox News javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori