Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi vendet që janë bërë strehë për terroristët që po ikin nga drejtësia turke.

"Vrasësit gjakatarë që shënjestrojnë të drejtën e jetës, e cila është e drejta më themelore e njeriut, mbrohen me pretekstin e azilkërkuesve politik dhe mund të bëjnë jetën e tyre lirisht pa iu nënshtruar asnjë hetimi ligjor", tha Erdogan.


"Dëshiroj të them me keqardhje se disa nga vendet me të cilat jemi nën çatinë e NATO-s, Këshillit të Evropës apo OKB-së, janë kthyer në strehimore për banditët që ikin nga drejtësia turke", tha ai në Konferencën Ndërkombëtare të Avokatit të Popullit të mbajtur në Ankara, raporton aa.

erdogan 1

Duke folur rreth organizatës terroriste FETO dhe liderin e saj që ndodhet në SHBA, Fetullah Gulen, i pari i shtetit turk u shpreh se "Siç dihet, kreu i FETO-s, i cili vrau 252 qytetarët tanë më 15 korrik dhe bombardoi parlamentin tonë dhe ndërtesën presidenciale, mund të vazhdojë të mbikëqyrë organizatën e tij terroriste nga rezidenca e tij në Amerikë".

FETO orkestroi grusht shtetin më 15 korrik 2016, në të cilin 252 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën.

Erdogan tha se anëtarët e grupit terrorist PKK, të cilët kërkohen me një njoftim të kuq, mund të organizojnë protesta në qendër të Evropës nën kujdesin e policisë dhe të sulmojnë qytetarët dhe përfaqësuesit turq.

Ai u shpreh se ngjarjet në Paris përbënin shembullin e fundit të kësaj, duke shtuar se "Shpresoj që incidentet, që shfaqin gabimin e bërjes së dallimit midis terroristëve të mirë dhe terroristëve të këqij, do të fillojnë një epokë të re në luftën kundër terrorizmit". /Telegrafi/