Fiorentina mësohet  se janë të gatshëm të ofrojnë mbrojtësin Pol Lirola në mënyrë që të sjellin mesfushorin e Milanit, Lucas Paqueta në “Artemio Franchi”.

La Gazzetta dello Sport pretendon se presidenti i klubit, Rocco Commisso e admiron të riun brazilian dhe do të ishte i gatshëm të përfshijë mbrojtësin Lirola në një marrëveshje shkëmbimi me kuqezinjtë.


Paqueta ka tentuar të tregojë vetën në San Siro, por edhe pse fillimin e kishte të mirë pastaj filloi rënia.

piatek paqueta

Këtë sezon ai ka kontribuar me një asistim në 17 ndeshje në Serie A, duk startuar në vetëm nëntë prej tyre të drejtimin e Marco Giampaolo dhe Stefano Pioli.

22-vjeçari kaloi te Milani për një transferim prej 34.8 milionë euro më 3 janar 2019, dhe ish-ylli Flamengos mund të lëvizte pas një sezoni e gjysmë në Milano.

paqueta

Kuqezinjtë kanë pyetur për Federico Chiesan dhe Nikola Milenkovic. /Telegrafi/

telegrafi sport app