LAJMI I FUNDIT:

Erdhi java e shumëpritur – Java e South Outdoor Festival!

Erdhi java e shumëpritur – Java e South Outdoor Festival!

Erdhi java që e keni pritur që sa e sa kohë duke i numëruar ditët, kjo javë po sjell festivalin e shumëpritur, South Outdoor Festival por njëkohësisht edhe vera erdhi këtë javë, pra me një fjalë shumë mira për një javë.

Do të jetë një vikend i gjatë 5 ditor në jugun fantastik të Shqipërisë me mbi 40 sporte, lojëra, panaire, workshope dhe muzikë. Festivali ka një shtrirje në të gjithë rajonin e jugut nga Llogaraja ne Sarandë. Ditën do të keni mundësi të shijoni rajonin jugor duke bërë sporte outdoor si hedhje me parashutë, kayak, biçikletë malore, hiking, scuba diving, ture kulturore, kalërim e plot sporte të tjera të ajrit, tokës e ujit.

Për më tepër gjatë gjithë ditës në fushën e festivalit në fshatin e Borshit do të zhvillohen lojëra, panaire, workshope e muzikë elektronike nga DJ të mirënjohur shqiptarë. Netët do t’i kaloni me artistët më në zë shqiptarë e të huaj si Elvana Gjata, Elita 5, Offchestra, Fedde Le Grand, Kadebostany etj.

Po ashtu ajo çka e veçon këtë festival është dhe përvoja camping ku do të qëndroni me kushte komode, hapësirë të mjaftueshme, vetëm 100 m larg skenës.


Kaloni një eksperiencë të paharrueshme dhe krijo kujtimet e tua këtë fundjavë në South Outdoor Festival!

Pra shumë argëtim dhe kënaqësi për 5 ditë, në një festival të vetëm!